Categories Politike

“Greqia shton kufirin detar me 12 milje”, Rama komenton nga Vjena vendimin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet e shumta që janë hapur në vend për sa i përket zgjerimit të Greqisë me 12 milje në det. Kryeministri Edi Rama ka folur për TCH, pas lajmit të bujshëm se Greqia do të marrë 12 milje nkufi detar. Rama, duke folur për këtë cështje nga Vjena tha se nuk është e vërtetë që Greqia po i gllabëron Shqipërisë milje detare.

Sipas Ramës, deklarata e bërë nga ana e Mitsotakis në parlamentin grek nuk ka asnjë lloj lidhje me marrëveshjen e detit me Shqipërinë.“Kjo është një marrëzi dhe poshtërsia më e madhe që mund të imagjinohet. Sepse deklarata nuk ka lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë. Marrëzi sepse shtyrja e deklaruar nga kryeministri 6 milje nuk është në ujërat e Shqipërisë. Por ushtrimi i një të drejtë në konventën e detit në vitin 1982. Shqipëria e ka ushtruar pa pyetur Greqinë në vitin 1990.

Edhe Shqipëria është shtrirë. Kufiri detar mes dy vendeve nuk është si gardh mes parcelave. Mes parcelave ujore ka një zonë të ndërmjetme dhe shtrirja në atë zonë është një e drejtë që buron nga konventa. Nuk ka lidhje me Marrëveshjen, ne kemi diskutuar me parë dhe jemi të gatshëm të diskutojmë edhe sot. Askush , as Greqia apo Shqipëria nuk thotë se nuk ushtron dot këtë të drejtë. si të thuash rruga në mes trotuaresh nuk është pjesë e të drejtës tonë për të qëndruar aty.” tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME