Categories Lajme

Bie optimizimi për të ardhurat – Ndryshimet në buxhet në Kuvend, ndryshojnë financimet

Fushata anti-informalitet mesa duket nuk ka dhënë efektet e pritura në të ardhurat buxhetore, duke e detyruar qeverinë që përmes një akti normativ të rishikojë treguesit kryesorë, ku ka ulur parashikimin për të ardhurat dhe shpenzimet me 124 miliardë lekë për secilin zë, ndërsa është parashikuar që deficiti të qëndrojë i pandryshuar në 33 miliardë lekë.

Akti Normativ është depozituar për diskutim në Komisionet Kuvendore, ndërsa nuk është reflektuar asnjë fond për rritje pagash dhe pensionesh, çka lë të hapur mundësinë për ndryshime të tjera në buxhet. Sipas relacionit shpjegues, ndryshimet reflektojnë rritjen e tavanit të shpenzimeve për njësitë vendore, në masën 4 miliardë lekë, si rrjedhojë e rritjes në masën 3 miliardë lekë të të ardhurave vendore, dhe, në masën 1 miliardë lekë të financimit të huaj vendor.

Të mundësojë shlyerjen në kohë të detyrimeve financiare kontraktuale të institucioneve buxhetore, duke reduktuar mundësinë e krijimit të detyrimeve të prapambetura deri në fund të vitit 2019. Rishikimet buxhetore, sipas relacionit,  sigurojnë financimin për disa zëra sensitive të shpenzimeve rrjedhëse, si fondi rezervë, skema e fermerëve, skema e PAK-ut, arsimi i lartë, rendi, mbrojtja, etj, ndërsa 6 milionë dollarë do të shikojnë vetëm për kompensimin e dëmeve nga tërmeti i fundit.

Nga ana tjetër rishpërndahen fondet edhe sa takon investimeve, duke shkuar tek ato projekte që kanë pasur progres pozitiv, ku 1 miliardë lekë shkojnë për By-pass e Fierit dhe 1 mld lekë për Bulevardin Verior dhe Rehabilitimin e Lumit të Tiranës.SCAN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME