Categories Sport

Bie pista Bruno Telushi te Vllaznia, vlonjati: Ndryshuan gjithçka, ofertë ofenduese!

Bruno Telushi dhe Vllaznia mund të kishin nënshkruar ditën e sotme, por marrëveshja mes palëve nuk është arritur. Në Shkodër e kanë parë të arsyeshme të ulin ofertën e tyre, edhe pse kanë nevojë për një mesfushor tjetër qendre, pasi janë larguar Marku e Kalezic.

Oferta e re e drejtuesve të Vllaznisë nuk është pritur mirë nga Bruno Telushi, i cili i kontaktuar nga gazetari i abcnews.alVladimir Prenga, pas zërave të shumtë që e bënin të kryer marrëveshjen. Vlonjati ka sqaruar gjithçka ka ndodhur. Sigurisht është vetëm njëra anë e medaljes, versioni i tij.

Telushi mes të tjerash është shprehur: “Ndjehem i ofenduar nga oferta e Vllaznisë. Me dëshirë të madhe doja të shkoja në Shkodër, për atmosferën dhe tifozerinë shkodrane. Kam pasur prioritet diçka jashtë dhe rashë dakord të pranoja ofertën e Vllaznisë.

Ata ishin shumë larg ofertës fillestare, më ofruan shumë pak dhe sinqerisht ndjehem i ofenduar. Më vjen keq, sepse kam pasur shumë kontakte nga dashamirës të futbollit shkodran.

Ua kam konfirmuar dëshirën të luaja për Vllazninë këtë vit, por çdo gjë ra poshtë për shkak se Vllaznia më ofroi rreth 40% më pak se oferta fillestare”. Telushi u tentua nga Vllaznia që para ndeshjeve të kupave të Europës, por palët nuk gjetën marrëveshje. Gjithsesi pati sërish bisedime, që tani janë mbyllur përfundimisht. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME