Dy djem të vegjël kanë humbur jetën pasi ranë në tenxhere të mëdha gatimi që po valonin. Ngjarjet ndodhën në dy incidente të ndryshme. Djali 3-vjeç po luante kur ra në tenxheren ku po gatuhej Sambhar gjatë një feste të familjes për hapjen e një dyqani më 18 nëntor në Shabad.
Sambhar është një çomlek perimesh me erëza, me bazë thjerrëzat që konsumohet shumë në jug të Indisë. Djali aksidentalisht lëvizi kapakun që mbulonte tenxheren dhe ra brenda. Ai u dërgua menjëherë në spital por humbi jetën nga plagët e marra.
Ndërsa në një rast tjetër, një fëmijë 6-vjeç në kopsht ra në një tenxhere me sambhar në një shkollë në fshatin Panyam.Dy persona, përfshirë drejtorin e shkollës, po hetohen nga policia për neglizhencës për vdekjen e Behlapuram Reddy.
Reddy nxitoi së bashku me shokët e klasës në sallën e ngrënies në orarin e drekës. Kur u fut brenda ra në tenxheren që po valonte. Në atë moment asnjë nga autoritetet e shkollës nuk ishin të disponueshëm. Disa punëtorë lokale e nxorën nga tenxherja dhe e çuan në spital. As ai nuk arriti ti mbijetoi plagëve.
