Categories Sport

Bien vlerat e futbollistëve në Seria A

Interi mbetet skuadra më e favorizuar për të transferuar Marash Kumbullën. Mbrojtësi i kombëtares sonë, ka ndezur një rivalitet mes disa ekipeve në Itali por edhe jashtë saj. “La Gazzetta dello Sport” raporton se çmimi i shkodranit krejt ndryshe nga parashikimet, nuk do të ketë efekt nga kriza.

“Marash Kumbulla do të jetë një nga emrat më të nxehtë të muajve në vazhdim, pasi ai ishte në listën e transferimeve të De Laurentiis. Tashmë Interi e ka vendosur në krye të listës së dëshirave. Para ndalesës së koronavirusit, kartoni i tij vlerësohej me 30 milionë euro.

Vlerat e lojtarëve do të bien nga kriza, por 20-vjeçai nuk do të preket nga kjo situatë. Hellas po përgatit një ankand për Kumbullën, teksa do të pranohet oferta më e lart”, shkruan gazeta italiane. Kumbulla është edhe në listën e dëshirave të United, City-it dhe Real Madridit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME