Categories Lajme

“Birra Korça”, së shpejti edhe në tryezat e italianëve

Cilësia e “Birra Korça” ka tërhequr interesin e biznesmenëve të huaj, të cilët kanë shprehur interes për eksportimin e saj drejt Italisë. Një grup biznesmenësh italianë ka treguar interes për eksportin e birrës së parë shqiptare në shtetin italian, duke e konsideruar atë një birrë cilësore dhe që përmbush të gjitha standardet e BE-së. Teksa kanë vizituar gjigantin teknologjik të prodhimit të “Birra Korça”, biznesmenët e shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes diskutuan për eksportin e birrës në Itali.

Interesi për një birrë të re në treg, por edhe të një cilësie mjaft të mirë, ka bërë që së fundmi “Birra Korça” të jetë ambicia e radhës e vëllezërve Massimiliano dhe Stefano Maneschi. Teksa kanë zhvilluar një takim konsultues për të parë nga afër mundësinë e eksportit të kësaj birre në Itali, ata nuk kanë lënë pa theksuar edhe faktin se “Birra Korça” është e vetmja birrë e vendit tonë, që përmbush kushtet e nevojshme dhe që pa diskutim mund të depërtojë me sukses në tregjet e huaja, duke konkurruar kështu edhe birra të njohura nga vendet më të zhvilluara europiane.

Investimi vizionar i kryer në këtë fabrikë, e cila përqafoi teknologjitë më të mira në këtë fushë, tashmë po zgjeron horizonte të reja duke qenë më pranë konsumatorëve, të cilët e njohin këtë birrë, por edhe atyre që kanë dëgjuar emrin e saj pa pasur mundësinë ta provojnë. Prej vitesh, emri i “Birra Korça” lakohet në shtete të ndryshme të botës, falë turistëve që vijnë në Korçë dhe provojnë shijen e saj. E ndërsa jehona e kësaj birre ka kaluar kufijtë prej vitesh, tanimë janë tregjet e huaja ato që po kërkojnë që kjo birrë të jetë prezente edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

Konsulenti i njohur italian i biznesit, Stefano Maneschi, pas vizitës në fabrikë e “Birra Korça” mbeti i befasuar nga cilësia e birrës, por edhe nga investimi gjigant. Ai tha se këtë ndjesi do ta marrë me vete edhe në Itali për të diskutuar dhe për ta pasur në treg birrën e parë shqiptare, e cila mban emrin “Birra Korça”.

“Interesi jonë është të kemi në treg një birrë të re, kërkojmë një birrë me këtë cilësi, që në Itali nuk e kemi e që do ketë sukses në treg edhe në të ardhmen e afërt. Ambicia jonë është e lartë. Kemi kënaqësinë që të njohim teknika fantastike dhe që patjetër kanë lënë shenjë te ne dhe uroj një të ardhme shumë të suksesshme. Do të thosha që është një ndjesi pozitive ajo që kemi marrë pas vizitës sonë te fabrika e birrës. Sapo të kthehemi në Itali, do të procedojmë më tej për ta bërë pjesë të këtij tregu dhe shpresojmë që sa më parë ajo të mos i mungojë edhe konsumatorit italian”, tha Stefano.

I impresionuar nga shija dhe teknologjia moderne e prodhimit të birrës, mbeti edhe vëllai i tij. “Birra është me të vërtetë e shkëlqyer. Ne kemi ngelur shumë të kënaqur e të mahnitur nga impianti, organizimi dhe mbi të gjitha pastërtia. Në Korçë vij për herë të parë dhe kemi ngelur të befasuar nga mënyra se si është ndërtuar qyteti i pastër i bukur, shumë karakteristik”, u shpreh Massimiliano Maneschi.

Vizita e biznesmenëve italianë u përmbush me ndalesën në “Shtëpinë e Birrës Korça”, për të shijuar gatimet tradicionale që ofron restoranti, ndërthurur me shijen e birrës së sapoprodhuar. Një harmonizim fantastik i prodhimeve vendëse aq të njohura, që e kanë çuar lart emrin e Korçës, duke e bërë të njohur përtej gjithë kufijve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe varënsira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot Ditën e sotme vendi ynë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME