Categories Lajme

Birra “Tirana” rikthen në treg ambalazhin 1.5 litër familjare

Birra Tirana që prej 60 vitesh ruan me fanatizëm recetën e saj origjinale. Si pjesë e shportës së produkteve të kompanisë birra tradicionale bjonde vjen me formatin shishe 1.5 litër. E quajtur ndryshe mbretëresha e birrës “Tirana”, birra bjonde me një shije unike, e ruan edhe sot e kësaj dite autenticitetin e saj.

Kjo falë brezave të teknologëve të cilet me pasionin e tyre bënë që të trashëgohet formula e parë e krijuar në vitin 1960 të birrës pilsner. Në zemër të suksesit të “Birres Tirana” qëndrojnë përbërësit e saj të pastër dhe natyralë. Birra tradicionale bjonde në shishe 1.5 litër vjen si një format alternativ edhe për disa arsye. Ajo u krijua enkas për të plotësuar nevojat e konsumatorëve të cilët  dëshirojnë ta shijojnë birrën me familjarët e tyre apo në grupe shoqërore jashtë shtëpisë, gjatë shëtitjeve dhe aktiviteteve në natyrë, duke përdorur këtë paketim që është i lehtë dhe i sigurt në përdorim.

“Ne sot po hedhim në treg birrën tradicionale bjonde të përmirësuar me abmabalzh 1.5 litër. Si gjithnjë birra Tirana qëndron afër konsumatorëve të saj, duke ju sjellë jo vetëm një produkt të një cilësie të lartë por një çmim konkurues në treg që çdo shqiptar kudo që ndodhet të ndihet krenar për birrën Tirana, birra e gjithë shqiptarëve”,- shprehet Katerina Kaçaj, menaxhere marketingu pranë birra “Tirana”. Shishja PET nuk është një shishe plastike e thjeshtë si ato që përdoren për ujin apo pijet me gaz, por një shishe speciale me 3 shtresa që ruan birrën të freskët pa ndryshuar shijen dhe vlerat e saj ushqyese. Ky produkt është ekonomik por edhe miqësor me natyrën.

“Si gjithmonë birra “Tirana” e vendos theksin tek origjina e produktit,  ndaj kombinimi i lëndëve të para natyrale, ka arritur në një produkt me ngjyrë të artë, birrë e qartë, e cila vlerësohet një ndjesi.  Birra Pilsener vjen në format alternativ për disa faktorë kryesorë: është ekonomik, është i lehtë në peshë, është format i pathyeshëm, ftohen më shpejt, janë të riciklueshme.  Birra pilsener me përbërësit e saj ofrojnë një burim me plot lëndë ushqyese ndaj ndonjëherë, birra quhet edhe bukë e lëngshme”,-thotë Irena Çela, menaxhere e sistemit të cilësisë pranë fabrikës së birrës “Tirana”. Formati familjar PET i Birrës Tirana prodhohet me lëndët më cilësore të cilat në harmoni më njëra-tjetrën krijojnë një shije unike karakteristike, të balancuar e te pasur.

“Birra Tirana në gamën e gjerë të produkteve të saj këtë herë vjen suksesshëm me produktin familjar PET i cili i shtohet gjerdanit të produkteve tona. Birra PET vjen jo vetëm me një cilësi të shkëlqyer,  me më shume vlera ushqimore fal lëndëve të para dhe një teknologjie moderne”,- shprehet Manjola Purrizo, shefe laboratori pranë fabrikës së birra “Tirana”. Paketimi i birrës në shishe PET, ose sic njihet ndryshe shishja familjare bëhet në linjën moderne te teknologjise gjermane nga gjigandi botëror “KRONES”. Paketimi është komod dhe ekonomik për të qenë pjesë e festës në të gjitha gëzimet familjare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME