Çmimi i kriptomonedhës më të vjetër dhe më të njohur, Bitcoin, u rrit sot mbi 25 000 dollarë për herë të parë, një rekord i lartë. Bitcoin ka parë një rritje befasuese këtë vit. Në fillim të vitit 2020, ajo ishte me vlerë 8 000 dollarë, por më pas ra në 4 000 dollarë, kur shpërtheu pandemia në pranverë.
Ajo filloi të rritet gradualisht, një rritje që më pas u përshpejtua ndjeshëm në vjeshtë. Që nga mesi i tetorit, Bitcoin është më shumë se dyfishuar në vlerë.Deri më tani, ajo është monedha më e madhe dixhitale, me një pjesë tregu prej gati 70%.
