Categories Lajme

Kursi i këmbimit gjatë një jave/ Dollari amerikan dhe euroja humbin terren ndaj lekut

Në tregun e këmbimit valutor të brendshëm, euroja dhe dollari amerikan humbën terren në raport me lekun, gjatë javës 21-26 dhjetor 2020, ndërsa paundi britanik forcoi lehtë pozitat e tij ndaj monedhës vendase. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja regjistroi një zhvlerësim të vazhdueshëm gjatë kësaj jave.

Euroja këmbehej ditën e hënë me 123.46 lekë dhe zbriti në fundjavë në  nivelin 122.92 lekë. Dollari amerikan humbi 0.5 lekë gjatë 7 ditëve të fundit, duke zbritur të shtunën në nivelin më e ulët që prej fillimit të këtij viti, në 100.81 lekë.

Ndërsa paundi britanik pas një dobësimi në javën paraardhëse është forcuar në 7 ditët e fundit me 2.69 lekë dhe këmbehet me 137.14 lekë në fundjavë. Sipas Bankës së Shqipërisë, franga zvicerane ka pësuar rënie të kuotës gjatë javës 21-26 dhjetor 2020. Monedha zvicerane këmbehej ditën e hënë me 114.14 lekë ndërsa në fundjavë  ka kapur nivelin e 113.46 lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME