Me anë të një akti normativ, të miratuar në komisionin e ligjeve, qeveria shqiptare ka rritur me masën 7 mld lekë mbështetjen për paketën financiare. Ky fond, sipas këshillit të ministrave është reflektuar nga reduktimi i shpenzimeve buxhetore dhe për këtë arsye nuk do të ketë ndryshime në deficitin buxhetor. Ndërkohë që ministrja e Financave, Anila Denaj u shpreh se në qershor do të ketë një hapje për bizneset. Denaj: Ne, ministria e Financave sëbashku me kolegët jemi duke u përgatitur për muajin maj dhe për një rishikim të gjithë zërave të buxhetit sidomos të të ardhurva.
Nëse do të shikohet e nevojshme në muajin qershor do të prezantojmë një akt normativ që parashikon dhe hapjen e bizneseve dhe një kapitalizim të të gjithë situatës aktuale. Pas ndryshimeve në kodin penal për marrjen e masave administrative dhe penale, mazhoranca vendosi të falë rreth 9 mijë gjobat për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve për ata që janë ndëshkuar për shkak të situatës Covid-19.
Manja: Janë marrë të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues të vendosur nga autoritetet shtetërore nga momenti i konstatimit të kësaj sëmundje deri në datën 17.4.2020. “Ky është një akt që është bërë duke parë orët e beut të Surrelit, i cili njëherë ngrihet duke vënë gjoba, njëherë duke i hequr ato” Si ndryshimet në buxhetin e shtetit ashtu edhe falja e gjobave do të miratohen në seancën plenare të së enjtes.