Categories Lajme

Bizneset e bregdetit të Vlorës lehtësohen nga taksat e bashkisë (Video)

Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin turistik. Kryetari i Bashkisë së Vlorës ka kryer dhe takime të vazhdueshme me operatorët turistike duke i udhëzuar ata që të respektohen masat e distancimit social dhe higjienës. Po cili ka qenë reagimi dhe kërkesat e operatorëve dhe bizneseve dhe çfarë vendimesh ka marrë Bashkia e Vlorës për t’i mbëhstetur ato?. Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli tha se është konsultuar me ta gjatë gjithë kësaj kohe.

“Unë kam zgjedhur që me operatorët turistikë, duke pasur prioritet të punës sime turizmin të jem në komunikim të vazhdueshëm me ta përmes dhe një grupi WhatsApp-i ku kam komunikuar personalisht me të gjithë operatorët turistikë të qytetit 24 orë në 24 në 365 ditët e vitit. Dhe nga këto konsulta me ta por dhe takimet që kam zhvilluar, sigurisht që i kam dëgjuar dhe jam konsultuar dhe kanë pasur gjithmonë mbështetjen time.

Sigurisht në këtë periudhë pandemie edhe për muajin qershor kur do të fillojë sezoni turistik dhe do të fillojnë aktivitetin e tyre baret dhe restorantet përgjatë vijës bregdetare, ne kemi vendosur që të mos paguhet taksa e sipërfaqes së përbashkët që këto biznese shfrytëzojnë dhe jemi duke parë modalitete të tjera për të qenë pranë bizneseve. Dhe e gjithë kjo bëhet për të krijuar një klimë pozitive pasi këto biznese ishin pjesa më e goditur e kësaj pandemie”- tha kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME