Categories Lajme

Bizneset nuk dorëzojnë dot bilancet, frikë për gjobën 60 mijë lekë; Çfarë parashikon ligji

Edhe pas fillimit të funksionimit të pjesshëm të E-Albania, bizneset nuk po arrijnë që të dorëzojnë dot bilancet.

31 korriku është afati i fundit i dorëzimit të bilancit të vitit 2021, që bëhet përmes sistemit të E-Albania. Që prej ditës së shtunë askush nuk është në gjendje të dorëzojë bilancin, por edhe më herët subjektet raportuan që kishin vështirësi në këtë proces.

Gjoba për mosdorëzim bilanci është rritur këtë vit në 60 mijë lekë, nga 15 mijë lekë që ishte më parë. Janë gati 20 mijë subjekte që kanë detyrimin ligjor për dorëzimin e bilanceve vjetore.

Burime nga QKB thanë për Monitor se bazuar te Kodi i Procedurës Administrative për rastet kur dorëzimi i bilanceve nuk realizohet brenda afateve kohore për faj të institucionet, siç është rasti i mosfunksionimit të platformës e-Albania për bizneset nuk aplikohet gjobë.

Sistemi i brendshëm i QKB aktualisht nuk paraqet probleme, por për shkak të tentativës për sulm kibernetik që ndodhi pak ditë më parë, të gjitha platformat qeveritare, duke përfshirë edhe platformën e-Albania janë në back-up deri në momentin e skanimit të plotë, për t’u rikthyer funksionalitetit online.

Self Care ende nuk punon, nuk fiskalizohen as deklaratat doganore

Faqja e tatimeve është funksionale që prej të dielës në drekë për tatimpaguesit. Bizneset mund të realizojnë edhe fiskalizimin e faturave, përveç të vetëpunësuarve që punon me sistemin self care (pa pagesë), i cili është i lidhur me e-Albania. Sistemi i self carë vijon të mos jetë funksional edhe pas rikthimit në punë të E-Albania.

Bizneset ankohen se ende nuk mund të bëjnë as fiskalizimin e deklaratave doganore.

Për rinovimin e certifikatave elektronike mund të bëhet aplikimi, por nuk mund të merren.

Pak ditë më parë sistemi e-Albania, platforma e qendërzuar e ofrimit të shërbimeve elektronike për qytetarët, bizneset dhe administratën publike, është jashtë funksioni për shkak të një sulmi kibernetik që ka ardhur nga jashtë.

E-Albania u rikthye në punë dje, por sërish shumë shërbime të lidhura me aktivitetin e bizneseve janë ende jashtë funksioni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME