Categories Lajme

Biznesmeni i njohur turk, padit vlonjatin Sinan Idrizi për mashtriim

Biznesmeni turk Adnan Polat, është mashtruar nga biznesmeni shqiptar, Sinan İdrizi, partner i Air Albania. Sipas mediave turke, biznesmeni i njohur turk, Adnan Polat, ish President i Galatasaray është mashtruar nga biznesmeni shqiptar Sinan Idrizi. Idrizi ka marrë para nga biznesmeni turk me premtimin se do të blinte një kompani nafte por kontrata nuk është përmbushur. Sakaq, bëhet me dije se Polat ka ngritur një padi në prokurorinë e Stambollit në lidhje me këtë çështje.

Ngjarja/ Adnan Polat ishte takuar me Sinan Idrizin, partnerin e kompanisë Air Albania dhe president i sport klub Flamurtarit. Idrizi i kishte thënë Polat-it se një kompani e quajtur Global Fluids International, GFI në Shqipëri po bënte një biznes shumë të fitimprurës në Shqipëri dhe ai mund ta ndihmonte nëse donte ta blente kompaninë. Sipas padisë, Sinan Idrizi, i tha biznesmenit turk se kompania shitej për 17 milionë dollarë dhe 3.5 milionë dollarë do të ishin si garanci. Dhe nëse shitja nuk do të bëhej, atëherë kjo garanci do të kthehej.

Turku Polat kishte përgatitur një projekt-marrëveshje për blerjen e aksioneve në nëntor 2016. Pas kontratës, Idrizi tha se zyrtarët e kompanisë kishin kërkuar që paratë të kalonin në cilësinë e të besuarit dhe jo përmes bankës. Kështu Polat kishte dërguar tarifën e parapagimit në llogarinë e biznesmenit pas kontratës së shitjes që ata kishin nënshkruar.

Sipsa lajmit të gazetares ‘Dilek Yaman’, Idrizi kishte telefonuar Polat për ta informuar se kishte zgjedhje në Shqipëri dhe projekti do të realizohej pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve të 2017, shitja nuk u realizua. Atëherë Adnan Polat kishte kërkuar kthimin e 3.5 milionë dollarëve dhe anulimin e kontratës së shitjes. Por Sinan Idrizi nuk kishte pranuar, prandaj biznesmeni ka bërë padi në Prokurori për mashtrim dhe kanë nisur hetimet/ newsbomb

son-dakika-haberi-adnan-polata-arnavutlukta-24-milyon-liralik-vurgun-41521524 (1) 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME