Categories Lajme

Biznesmeni shqiptar: Kam probleme me aritmetikën

Sinan Idriz, Presidenti i klubit të futbollit Flamurtari, është den oncuar në Prokurorinë e Stambollit nga biznesmeni turk Adnan Polat se biznesmeni shqiptar po i mban peng 3.5 milionë Dollarë. Për të folur për këtë çështje, Sinan Idrizi ka qenë sonte në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu. Sinan Idrizi është gjithashtu aksioner me 41% i kompanisë ajrore “Air Albania”, për të cilën sqaroi se ka investuar nga financat e tij.

“Kur ne kemi bërë investimin tonë, së bashku me Turkish kemi menduar të ndërtojmë një kompani shqiptare. Gjithë investimi që kemi bërë atje nuk ka asnjë Dollarë nga fondet publike. Pjesa ime është investim i fondeve të mia, pjesa e Turkish është pjesë e saj”. Idrizi u pyet nga Blendi Fevziu sa është pasuria e tij, por nuk dha një përgjigje të saktë.

Blendi Fevziu: Sa i pasur jeni ju?

Sinan Idrizi: I pasur, meqë është një nga ditët e Ramazanit, pasuria për mua është 2 metër katrorë.

Blendi Fevziu: Sa i pasur jeni ju ose sa vlen kompania juaj?

Sinan Idrizi: Unë kam probleme me aritmetikën.

Blendi Fevziu: Po si jeni bërë kaq i pasur duke pasur probleme me aritmetikën?

Sinan Idrizi: Kam probleme me aritmetikën e atij mburravecit që është në majë të kotecit dhe tregon se çfarë ka dhe çfarë bën. Unë nuk kam për të treguar se çfarë kam dhe çfarë bëj. Unë dua të punoj, pjesën tjetër pastaj vlerësojeni ju! /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME