Categories Bota, Lajme

Thaçi e Vuçiç tërhiqen nga ideja e shkëmbimit të territoreve

Brenda një dite presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç lëshuan deklarata të ngjashme për shkëmbimin e territoreve. Thaçi deklaroi se kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë, ndërsa Vuçiç kërkon që zgjidhja të shihet mbi kompromisin ekonomik. 

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë lëshuan deklarata të ngjashme brenda një dite në lidhje me çështjen e shkëmbimit të territoreve. Së pari kreu i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se shkëmbimi i territoreve nuk është diskutuar asnjëherë dhe nuk ka qenë në axhendën e bisedimeve me Beogradin. Megjithatë ai shtoi se shpreson që një ditë, Preshava, Medvegja dhe Bujanovci do t’i bashkohen Kosovës. Më vonë të premten, presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk kurseu kritikat ndaj vendeve europiane. Kreu serb tha se europianët shohin vetëm interesat e tyre në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë.

Vuçiçi shkoi në një linjë me Thaçin kur mohoi ndonjë bisedim për shkëmbim territori.

“Çdo zgjidhje në Ballkan duhet të bazohet mbi kompromisin, dhe fitoret duhen parë në këndvështrimin ekonomik dhe jo në shkëmbimin e territoreve,” tha Vuçiç. Pa përmendur emra, Vuçiç u tha gazetarëve se “vendet europiane diskutojnë në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë dhe më pas më të fuqishmit thonë ç’të duan vetëm për të mbrojtur interesat e tyre pavarësisht se çfarë mendojnë serbët dhe shqiptarët për çështjen e Kosovës.”

“Asnjë nuk më ka thënë deri më sot për shkëmbimin e 17 fshatrave serbe në me Preshevën, Bujanovacin dhe Medvedja,” tha Vuçiç, duke shtuar se për herë të parë një gjë të tillë e ka dëgjuar në media. Ai shtoi se nuk ka ndonjë problem për zgjidhjen e çështjes së Kosovës pa shkëmbim territori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME