Categories Bota

Bizoni fluturon në ajër 9-vjeçaren; plas debati në SHBA

Videoja e publikuar nga një incident i rëndë i ndodhur në muajin korrik në Parkun e Jelloustonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndezur një debat të madh mbi sigurinë e vizitorëve të këtij parku. Në videon në fjalë shfaqet një bizon, që fillimisht duket i qetë, deri në momentin kur i vërsulet një grupi turistësh dhe fluturon në ajër një vajzë 9-vjeçare.

Fatmirësisht vajza e mitur ka shpëtuar me disa dhe fraktura të lehta pa pasoja afatgjata për shëndetin e saj. Por, kritikët u janë vërsulur organizatorëve të guidave dhe rojtarëve të këtij parku për pakujdesi në garantimin e sigurisë për vizitorët.

Shoqatat e mbrojtjes së kafshëve kanë fajësuar edhe vetë vizitorët, që u afrohen shumë kafshëve në këtë park. Për rastin në fjalë, shoqatat thanë se bizonit i ka tërhequr vëmendjen njëri prej vizitorëve i veshur me bluzë të kuqe dhe këshillojnë që të shmangin këtë ngjyrë në momentin që vizitojnë këtë park.

Ndërkohë, vetë autoritetet e mirëmbajtjes të këtij parku kanë dalë me një deklaratë ku njoftojnë se po hetojnë për të nxjerrë përgjegjësitë e tyre në këtë rast. Pas incidentit, këto autoritetet urdhëruan vizitorët që të mos u afrohen më shumë se 100 metra bizonëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME