Categories Lajme

Blen mjaltë online për djalin me kancer, por kur merr porosinë burri nga Vlora sheh…

Durim Nezha nga qyteti i Vlorës u ankua në emisionin Boom pasi është mashtruar nga një faqe në Facebook.

Sipas tij faqja “Mjaltë Rrugove” vetë i kishe çuar një SMS në messenger, në Facebook, ku paraqiste një ofertë.

Qytetari bëri porosinë 3 kavanozë me mjaltë dhe 3 me hoje. Ai thotë se e porositi pasi djali i tij jashtë vuan nga kanceri dhe donte t’ia dërgonte.

“Kur i erdhi porosia, ishin 6 kavanoza me mjaltë, pra kjo me hoje. I shkruaj direkt faqes, e cila fillimisht pranoi të kthente porosinë, por më pas, më bëri block.”

Ne rrjetin social në messenger qytetari komunikon me faqen ku i kërkon të kthejnë pagesën e të vij posta të marr produktin.

Faqja pranon fillimisht duke i lenë takim herë pas here, duke i thënë x date, por më pas i bën block, edhe pse ai i thotë e mori për hall se ka djalin e sëmurë.

Produkti nuk ka asnjë etiketë, thjeshtë kavanoz me mjaltë dhe në kuti nuk ka asnjë të dhënë për dërguesin, vetëm emrin e postës së Kosovës, e cila e sjell në Tiranë, e më pas qytetarit ja sjell posta në Shqipëri produktin.

Qytetari telefonon postën në Shqipëri duke i shprehur problemin. Punonjësja shprehet se nuk mund të jap informacion për posten në Kosovë dhe se nuk ka komunikim me faqen që ka sjell produktin, pasi në fakt thjeshtë u ka ardhur nga një postë tjetër.

Punonjësja shprehet se do të kontaktojë me faqen, por ajo i ka bërë block.

Boom i shkroi në rrjetin social Facebook faqes “Mjaltë Rugove” ku u interesua të bëjë porosi.

Pasi na tregon ofertën 2 plus një produkt, e pyesim se nëse porosia nuk na vjen siç duam a mund ta kthejmë, faqja na thotë “po, te ne ka siguri, jemi bletari serioze”.

Boom I kërkon një numër kontakti dhe faqja na jep një numër me shifra më shumë seç ka një numër celular në Kosovë dhe thirrja nuk shkon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME