Categories Lajme

Elbasan/ Gruaja do t’i marrë shtëpitë ish burrit..

Emisioni Stop në Tv Klan i është drejtuar qytetit të Peqinit, ku Ilirjan Petriti thotë se akuzohet padrejtësisht për nga ish bashkeshortja. Ai ka qenë i martuar me një grua nga Rrogozhina dhe ka dy fëmijë, vajzën 13 vjeçe dhe djalin 17 vjeç.

Është divorcuar në vitin 2013 për mosmarrëveshje. Por problemet me ish-bashkëshorten nuk i janë ndarë, edhe pse është i martuar prej 4 vitesh me një grua tjetër. Në Qershor 2020 Ilirjani është takuar me ish-gruan për një firmë për të lëvizur me fëmijët në Francë.

Situata është acaruar për një debat pronash dhe gruaja ka bërë kallëzim në polici për dhu në nga ana e Ilirjanit. Ndërkohë komisariati ka marrë një letër nga një doktor në Rrogozhinë me gjendjen e zonjës, që kishte një gërvishtje në buzë dhe Ilirjanin e arrestuan.

Ilirjan Petriti: Kam qenë i martuar, nga martesa e parë kam dy fëmijë djali 17 vjeç dhe vajza 13 vjeç. Të dy shtëpitë më janë bllokuar nga zyra e Përmbarimit Elbasan, makina më është bllokuar për arsye se unë kam qenë debitor te fëmijët e mi. Por ndërkohë që unë kam 9 vite që akoma nuk i kam marrë fëmijët sipas vendimit të gjykatës, sepse nuk kanë dashur fëmijët, nuk i ka lejuar se fëmijët kanë jetuar me nënën e vetë. Pasi unë bëra një pagesë prej 1.7 milionë Lekë, këto lekët kaluan te pensioni ushqimor i fëmijëve. Të Zyrës së Përmbarimit më thanë që paguajte këtë dhe nuk është nevoja të bllokojmë dy shtëpitë, po të mbajmë të bllokuar një shtëpi.

Unë aktualisht jam i martuar, kam 4 vite, dhe nuk më janë ndalur problemet që kam pasur me gruan e parë kur bashkë me fëmijët dhe me ish-zonjën kemi shkuar te hyrja e shtëpisë time. Aty pastaj kemi biseduar, unë i thashë nuk kam problem do ja jap firmën që fëmijët të shikojnë një jetë më të mirë, por i thashë mos harro se ne bashkë kemi lënë problemin e shtëpive si ta zgjidhim. Edhe i thashë do shkojmë të zgjidhim problemin e shtëpive te noteri, një shtëpi ti dhe një shtëpi unë. Jo tha, kjo është djersa ime, djersa e fëmijëve të mi.

Filloi duke bërtitur, duke u acaruar. Unë thjesht qëndroja i ulur, në mes kanë qenë fëmijët dhe në një distancë prej 1 metra ka qenë zonja. Zbriti poshtë nga shkallët duke sharë, duke ofenduar me fjalë të rënda, i gjuajti dhe me gurë makinës dhe unë isha me fëmijët te shtëpia. Fëmijët ikën, unë i hipa makinës dhe erdha në Peqin. Ndërkohë më merr në telefon oficeri i policisë në Rrogozhinë dhe më tha që ti ke rra hur zonjën. Ka ardhur zonja, tha, ka ardhur me gja k. Ai më vuri direkt prangat. Zonja më ka bërë një denoncim për dhu në në familje, thotë që unë e kam godi tur ndërkohë që fëmijët bashkë me zonjën thonë që e kam god itur me një shpullë, gjë që nuk është e vërtetë.

Shkelja e dytë është se zonja më datë 28 Qershor ka shkuar te mjeku Agron Karaj në Rrogozhinë, e ka pajisur me një dokument që thotë një gërvishtje hematomë, gërvishtje të buzës, dhe mjeku ka konstatuar që kjo zonja nuk ka pasur asnjë lloj shenje. Ndërkohë që zonja më 29 Qershor ka shkuar në Durrës te eksperti mjeko-ligjor, ka shkuar me qafore, është ankuar me dhimbje barku, me dhimbje stomaku, ka një gërvishtje në buzë, dhe të gjitha këto kanë ardhur për pasojë se zonja është goditur me mjete të forta prerëse dhe nuk është e aftë për masën deri në 9 ditë.

Ky mjeku-ligjor pa asnjë lloj grafie pa asnjë gjë si e vërteton këtë gjë. Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie. Kam 8 muaj që jam në arrest shtëpie , pa asnjë lloj prove, pa asnjë lloj fakti. Unë kërkoj që të zbardhet e gjithë ngjarja dhe kërkoj pafajësinë, të dali e vërteta siç është dhe jo siç thuhet nëpër letra.

Gjyqi zhvillohet me letrën e një eksperti mjeko-ligjor nga Durrësi, që shprehej se zonja ishte god itur me mjete të forta. Prej 8 muajsh Ilirjan Petriti është në arrest shtëpie. Mjeku Agron Karaj tregon se nga policia i është kërkuar të mbushë nje fletë dhe këtë e ka bërë për të mbrojtur gruan. Ai thotë se zonja nuk ka vajtur me ato shenja siç shkruhet në aktin e ekspertit mjeko-ligjor.

Mjeku: E kam zgjidh.

Gazetarja: Si e ke zgjidh?

Mjeku: E kam zgjidh. I kam dhënë shkresë atij burrit. Se ai nuk duhet të rrinte në burg, as në izolim, as në burg me një letër timen, që paraqitet, që unë nuk jam mjek ligjor. Dhe ata e kanë mbajt gabimisht. Policia ta merrte mjekun ligjor, ta binte ta vlerësonte këtë rast. Se unë nuk jam mjek ligjor. Unë jam mjek urgjence. Se unë shof hematoma, po nuk them, që e ke rrahur. Këtë e përcakton mjeku ligjor. Këta e kanë mbajt brenda me letrën time. Se letrën ma ka kërkuar policia mu. Më jep një letër ç’a ke parë ti këtu dhe unë shkruajta diagnozën.

Gazetarja: Ka qenë vërtet me ato hematoma, që ajo ka vajt te eksperti mjeko-ligjor? Se për shembull me qafore ka shkuar atje.

Mjeku: Jo, jo, jo! Aboslutisht, fare! Ka qenë normal. Ankth e stres sic rritet pak tensioni, pak rrahjet e zemrës. E axhituar. Asgjë s’kishte, për t’u kshu… Po duke dit, që hajd të mbrojmë femrat, me thonë të drejtën unë ia dhashë një copë letër. S’duhet t’ia jepja fare atë letrën. Ia dhashë një copë letër, se policia tha jepi një letër.

Gazetarja: Kjo ka deklaruar, që më ka fut duart në fyt, prandaj them, që cfarë ke shkruar, se mos…?

Mjeku: Nuk ka pas fare për fyt, fare. Një ankth, një kshu edhe një gërvishtje e lehtë, asigjo. Thonjtë në fyt nuk e di, po unë nuk mund të ashu…

Gjatë ballafaqimit me gazetaren përmes kamerës së fshehtë, OPGJ Alban Nela pranon se deklarimi i dy fëmijëve është marrë pa praninë e psikologes dhe e mban ai përgjegjësinë për këtë rast.

Gazetarja: Çfarë dokumentash keni patur për arrestimin e tij?

Opgj Alban Nela: Nuk i mbaj mend tashi. I keni aty. Nuk i mbaj mend. Kur ka ndodhur?

Gazetarja: Ka ndodhur në Qershor të vitit 2020.

Opgj Alban Nela: Po s’i mbaj mend unë. Sa ngjarje kalojmë ne kështu.Më vjen keq tashi.

Gazetarja: Po mirë, si bëhet një arrestim? Në bazë të kujt? Vetëm deklaratës së zonjës?

Opgj Alban Nela: Po edhe vetëm të zonjës, bëhet.

Gazetarja: Edhe bëhet arrestimi?

Opgj: Po kështu e parashikon Kodi i Procedurës.

Gazetarja: Po ju keni marrë një dokument nga mjeku?

Opgj Alban Nela: Po është marrë dhe dokumenti i mjekut.

Gazetarja: Nga cili mjek?

Opgj Alban Nela: Nga mjeku i urgjencës.

Gazetarja: Pse merret nga mjeku i urgjences?

Opgj Alban Nela: Po është në bazë të rregullave të reja, të udhëzimit mbi dhunën në familje.

Gazetarja: Që thuhet, se merret nga mjeku i urgjencës? Po mirë mjeku i urgjencës ka thënë thjesht një gërvishtje në buzë.

Opgj Alban Nela: Presupozon dhunë në familje.

Gazetarja: Po ai ka thënë, që nuk është për dhunë në familje, nga dokumenti i mjekut të urgjencës.

Opgj Alban Nela: Tashi nuk do bëjmë gjyqin këtu.

Gazetarja: Jo, nuk po bëjmë gjyqin. Thjesht po parashtrojmë faktet, që ju keni marrë për arrestimin e tij.

Opgj: Ti po bo gjyqin këtu tashi.

Gazetarja: Jo, nuk po bëj gjyqin. Po sqaroj disa të dhëna. Keni thënë, që është gjakosur, ka shkuar për t’u mjekuar në spital. Ajo nuk ishte gjakosur. Ishte gërvishtje në buzë.

Opgj: Janë proces-verbalet, janë fotografitë.

Gazetarja: Askush nuk e bën këtë përvec mjekësisë-ligjore të Tiranës. Dhe ju nuk mund të merrni nga urgjenca, sepse nuk është kompetencë e tyre të thonë, se si është pacienti.

Opgj Alban Nela: Fletën në fjalë e keni në dosje.

Gazetarja: Dhe një pyetje tjetër.

Opgj: Nuk më bëni dot më pyetje të tjera!

Gazetarja: Po, ta bëj pyetjen, se keni marrë deklaratat e dy fëmijëve pa praninë e psikologut.

Opgj Alban Nelea: Jo, nuk i kam marrë të dy fëmijët pa praninë e psikologut. Në prani të psikologut i kam marrë.

Gazetarja: Më thuaj, ku është firmosur nga psikologu këtu? Alesio është djali. Ku është psikologu?

Opgj: Avokati…

Gazetarja: Psikologu?

Opgj: S’është psikologu.

Gazetarja: Po si s’mund të jetë psikologu? Vajza…

Opgj: Vajza …është…një sekondë! Është pyetur në prani të Erida Çopës.

Gazetarja: Është koordinatore e viktimave. Psikologe është?

Opgj: Atë detyrë ka.

Gazetarja: Koordinatore e viktimave është psikologe?

Opgj: Për cdo veprim ne kemi komunikuar me të parët e kësaj pune.

Gazetarja: Po pra, po fëmijët nuk janë marrë në prani të psikologut.

Opgj: Psikologu, koordinatore. Ashtu si e ke aty, ashtu janë. Nuk është psikologu aty.

Gazetarja: Po, po kjo është shkelje, se janë fëmijë.

Opgj: Po shkelje, po e kam unë përgjegjësinë.

Gazetarja: E ke ti përgjegjësinë? Si mbahet përgjegjësia, kaq kollaj?

Opgj: Mirë e kam unë tashi. Ca të them unë.

Gazetarja: Apo thjesht me fjalë mbahet përgjegjësia?

Opgj: Jo me fjalë.

Gazetarja: Se të marrësh dy fëmijë të cilët thonë, që babai ka…

Opgj: Nuk janë dy fëmijë. Një fëmijë është me koordinatoren e prokurorisë.

Gazetarja: Është koordinatore, nuk është psikologe. Psi-ko-lo-ge duhet të jetë.

Opgj: Ka rolin e psikologes.

Gazetarja: Jo, nuk ka rolin e psikologes.

Opgj: E mbaj unë përgjegjësinë.

Gazetarja: Ok! Faleminderit!

Nga ana tjetër Prokuroria e Durrësit, me prokurore Edina Kurti, ka vepruar në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, pasi personi është arrestuar në 28 Qershor 2020 dhe çështja është dërguar për gjykim në 5 Nëntor 2020, pas gati 5 muajsh, duke kaluar afatin e hetimeve. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se kthyen shtëpinë në bazë përpunimi droge, arrestohen babë e bir

Babë e bir janë arrestuar në Lushnje pasi akuzohen se e kishin kthyer shtëpinë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzoi babanë për përdhunim, 15-vjeçarja rezulton e virgjër! Avokati: Ja pse gënjeu

Ekspertiza mjeko ligjore ka zbuluar se 15-vjeçarja nga Kavaja, e cila më parë kallëzoi babanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në një tokë djerrë, plagosen burrë e grua

Një aksident është regjistruar dje në fshatin Godolesh të Elbasanit. Një automjet tip “Volkswagen” ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furtunë në Elbasan, breshëri dëmton disa automjete

Elbasani është përfshirë mesditën e kësaj të shtune nga reshje të dendura shiu dhe breshëri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autoriteti Kombetar i Veterinarise dhe Mbrojtjes se Bimeve mes drejtuesve të katër Drejtorive Rajonale takim në Qytetin e Vlorës

“Kush janë problematikat që hasim çdo ditë në terren dhe zgjidhja e tyre”, ishte tema…

LEXO ME SHUME