Categories Lajme

Blendi Fevziu “i futet” bujqësisë, përvesh mëngët dhe vesh çizmet e llastikut

Ditën e djeshme Blendi Fevziu u shfaq në emisionin e tij ndryshe nga herët e tjera. Me mëngët e përveshura, me çizme dhe kominoshe fermeri, Fevziu kishte zgjedhur të kalonte ditën në një nga fermat blegtorale të modernizuara nëpërmjet investimeve në teknologji të reja. Edicioni i mbrëmshëm i “Opinion” iu dedikua dhe një prej sektorëve më të rëndësishëm të bujqësisë dhe mbështetjes kolosale që ky sektor ka marrë nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.

Drejtoresha Znj. Frida Krifca e cila gjithashtu kishte veshur kominoshet dhe çizmet shpjegoi me detaje mbështetjen që ky institucion ka ofruar për fermerët shqiptarë. Shifra financiare ekësaj mbështetje injektuar në vlerën e mbi 93 milion € për investime nën  ombrellën e programit IPARD II, një bashkëpunim mes Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare.

Një nga shumë shembujt e realitetit të ri teknologjik në bujqësi falë kësaj mbështetjeje ishte edhe ferma blegtorale ku Blendi Fevziu u shfaq duke asistuar makineritë e mjeljes së qumështit apo duke dhënë një dorë në pastrimin e ambientit ku strehohej gjëja e gjallë e asaj ferme. Në vizionin e shprehur nga Znj. Frida Krifca, dimensioni themelor i kësaj mbështetje nga AZHBR ishte krijimi i modeleve të suksesshme të biznesit në bujqësi, fuqizimi i ekonomive lokale, por mbi të gjitha mbajtja e fermerit shqiptar të rrënjosur në tokën e tij, duke nxitur kështu edhe një këndvështrim të ri përsuksesin ekonomik në Shqipëri. Për hir të së vërtetës, investimet teknologjike në fermën e shfaqur në emision, bënë të mundur që edhe një profil si Blendi Fevziu t’i përvishej punës me kënaqësi duke shijuar çdo proces të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME