Categories Lajme

Ushtria në Lezhë, në gatishmëri për situatën e krijuar nga reshjet e shumta

Me kërkesë të autoriteteve vendore, në Lezhë kanë mbërritur forcat e ushtrisë për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e shumta dhe rreshqitjet e dherave. Ushtria është vendosur në qendër te qytetit në gadishmeri për të ndërhyrë në varësi të situatës. Aktualisht vijojnë reshjet e shiut dhe prurjet në lumenjtë Drin dhe Mat janë të larta. Më herët ka patur një deklaratë për mediat të kryebashkiakut Ndreu: Nëse intensiteti i reshjeve do të agravojë, situata mund të bëhet më e rrezikshme….

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se situata në këtë zonë nga përmbytjet është shumë e rënduar, madje në disa vende dhe e rrezikshme. Duke folur për media, kryebashkiaku Ndreu u shpreh se të gjithë punonjësit e bashkisë, të emergjencave, prefekturës e policisë kanë dalë në terren dhe po bëjnë gjithçka që të mos ketë pasoja në njerëz.

“Situata është e rënduar, vende vende shumë e rrezikshme. Situatë shumë e rëndë është në lagjen e spitalit, ku ka rrëshqitje dheu që rrezikon banesat. Isha vetë aty dhe e pashë, presim nga Tirana specialistë të emergjencave, që të vijnë dhe ta vlerësojnë. Është e rëndësishme të veprohet menjëherë, sepse nëse do të ketë reshje në vijim, situata mund të rëndohet. Deri tani kemi evakuuar banorë dhe një kopsht. Bisedova vetë me disa banorë dhe iu thashë se nuk mund të rrinë natën aty, dhe na mirëkuptuan. Nëse intensiteti i reshjeve do të agravojë, situata mund të bëhet më e rrezikshme. I gjithë ekipi i emergjencave, bashkë me punonjësit e bashkisë, ujësjellësit, policinë, prefekturën, jemi duke menduar së pari për eliminimin e pasojave në njerëz.

E para është shpëtimi i jetës së njerëzve. Ne kemi bërë disa evakuime dhe vijojmë të bëjmë. Deri më tani është bërë shumë punë, sepse ndryshe situata do të ishte katastrofë. Megjithatë Lezha ka një problem, sepse nuk janë vetëm reshjet që bien këtu, por edhe në zonat malore, hapja e hidrocentraleve, që krijojnë probleme këtu. Po shohim me shumë kujdes rezervuarin e Kallmenit, i cili nëse ndodh ndonjë gjë, do të ketë katastrofë. Kemi problem dhe me një hidrocentral, sepse është i tejmbushur dhe po marrim masa. Po na vijnë në ndihmë dhe forca shtesë nga emergjencat”, tha Ndreu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME