Categories Lajme

Blendi Klosi dhe Balla takim me strukturat e PS-së në Fier, ja çfarë u diskutua

Në kuadër të procesit te riorganizimit të strukturave drejtuese të Partisë Socialiste, në të gjithë vendin, Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, është ndalur ketë të shtune në selinë rozë në Fier në një takim me strukturat e kësaj force politike. Në prononcimin e tij mediatik Klosi, është shprehur se ky është një proces që do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë me qëllim krijimin e një platforme të re organizative ne Partine Socialiste e cila do te shprehet ne Kongresin e jashtëzakonshëm të tetorit.

Sipas Klosit krijimi i një platforme të re, kërkon të forcojë strukturat e kësaj force politike me qëllim fitoren e një mandati të katërt qeverisës, teksa ka theksuar se ky proces do të përfshijë gjithë shoqërinë shqiptare për evropianizimin e saj deri në vitin 2030.

Klosi gjithashtu ka hedhur poshtë zërat për ekzistencën e klaneve brenda Partisë Socialiste duke i cilësuar ato të vjetërsuara që s’kanë lidhje me realitetin. Partia Socialiste ka thënë Sekretari i Përgjithshëm ka struktura të konsoliduar që funksionojnë në çdo qelize të jetës se vendit ndërkohe që fitoret e vazhdueshme të saj nuk ia faturon përçarjes së opozitës.

Partia Socialiste ka një lidership si Edi Rama dhe një program qe i shërben qytetareve ka thënë Klosi dhe pikërisht kjo force ka sjellë dhe dështimin e opozitës.

Ndërkohë drejtuesi politik i qarkut, Taulant Balla, i pranishëm në këtë takim është shprehur se tashmë ne duam që të kemi një Parti Socialiste që ti përshtatet zhvillimeve aktuale të shoqërisë shqiptare dhe në këtë kuadër do të këtë një hapje të Partisë Socialiste duke ftuar figura te reja për te kontribuar në jetën e vendit.

Ndërkohë Balla është ndalur edhe te procesi i vetëpastrimit brenda kësaj force politike ku ka theksuar edhe një herë qëndrimin e kryeministrit Rama që në luftën kundër korrupsionit Partia Socialiste nuk do të jetë zyre avokatie dhe secili do të mbajë përgjegjësi personale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME