Categories Lajme

Bllokohen hetimet për tërmetin, arsyeja do t’ju lërë pa fjalë

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga tërmeti i 26 nëntorit, tre prokuroritë të cilat kanë nisur hetimet për pasojat e tërmetit po hasin vështirësi në gjetjen e ekspertëve. Ky shqetësim i është ngritur edhe Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili nuk ka përjashtuar mundësinë edhe të kontaktimit të ekspertëve të huaj. Në hetimet për tërmetin mund të angazhohen edhe ekspertë të huaj të cilët do të kryejnë ekspertizën e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Prokuroria deri tani kanë mundur të gjejnë vetëm një ekspert, i cili nuk ka konflikt interesi, që ishte angazhuar nga akuza për të këqyrur pallatet e dëmtuara dhe do të përpilojë raportin për t’ia dërguar prokurorisë. Por vetëm një person e ka të pamundur të kryejë një punë voluminoze. Shqetësimi i është ngritur edhe prokurorit të përgjithshëm, Olsian Çela, i cili nuk ka përjashtuar mundësinë edhe për ekspertë të huaj.

Ndërkohë prokuroria ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për objektet në Polici dhe në Bashki, ndërsa oficerët e policisë gjyqësore janë angazhuar në vendngjarje, duke kryer këqyrjen e çdo objekti si ato që do të rikostruktohen dhe ato për të cilin është marrë vendimi për shembje.

Ndërsa në prokuroritë e tjera si Durrësi dhe Tirana ka filluar marrja në pyetje e personave të shpëtuar nga tërmeti, por edhe të personave që dyshohet se kanë përgjegjësi për prishjen e godinave. Ndërkohë mësohet se hetimi ka vështirësi dhe konkludimi për fajësinë e personave përgjegjës do kohë që të dalë ne një konkluzion. /Oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME