Categories Politike

Këshilli i Evropës konfirmon konferencën e donatorëve pas tërmetit në Shqipëri

Këshilli Evropës ka njoftuar se konferenca e donatorëve për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri do mbahet në Tiranë. Presidentja e KiE, Ursula von der Leyen tha sot se konferenca do mbahet në fillim ose në mes të janarit dhe se mori mbështetjen e menjëhershme të të gjitha shteteve anëtare.

“Është gjë e mirë që ramë dakord për një konferencë donatorësh për Shqipërinë në Tiranë në fillim të janarit ose në mes të janarit. Ishte inkurajuese të shihnim mbështetjen e menjëhershme të shteteve anëtare për të qenë përkrah shqiptarëve,”- tha ajo.

Edhe Rama reagoi më herët në lidhje me këtë temë. “Është një lajm i shumëdëshiruar marrja mbrëmë e vendimit të Këshillit Europian për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë, në fund të muajit Janar fillim të muajit Shkurt, me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE.

Mbajtja e premtimit që mora nga shumë prej liderëve europianë për këtë konferencë të domosdoshme, më mbush me energji e me optimizëm për suksesin e përpjekjes që të dalim të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi, duke nisur nga motrat e vëllezërit tanë fatkeq, të cilët duhet t’i rikthejmë në shtëpi më të mira se ato që humbën, si edhe nga fëmijët e tyre, të cilëve do t’u bëjmë shkolla më të mira nga ato që kishin”, shkroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME