Categories Lajme

Bllokohen punimet në aeroportin e Kukësit, banorët: S’kemi marrë lekët për tokën e zënë

Disa familje të fshatit Shtiqën të Kukësit kanë bllokuar mëngjesin e të hënës  punimet që po bëhen për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, pasi kërkojnë shpronësimin e tokave që preken. Banorët pretendojnë se kanë certifikata pronësie dhe për këtë arsye kërkojnë dëmshpërblimin që u takon.

Për shpronësimet  që nuk na janë bërë dhe që na njihen nga shteti. Kemi të gjitha dokumentacionet. Kemi që në vitin 2005 që jemi pronar të ligjshëm të aeroportit të Kukësit dhe nuk është marrë asnjë masë për shpronësimet. Është thjeshtë neglizhencë.  Ne kërkojmë një zgjidhje shumë normale jo me konflikte pasi nuk jemi të konflikteve. Ne jemi gëzuar që u bë një investim në qarkun e Kukësit” Iliaz Basha pronar toke.

Ndërsa një tjetër, Ajet Basha po pronar toke theksoi se “Kemi bllokuar punimet pasi nuk jemi shpronësuar për tokat që kemi në aeroportin e Kukësit. Tokë të cilën ne e disponojmë me dokumente ligjore me vendim të regjistrimit të tokave të vitit 2004 dhe  vendim gjykate sipas të gjitha kritereve. Që nga 2004 deri më sot ne nuk jemi shpronësuar‘.

Punimet në aeroportin e Kukësit kanë nisur prillin e këtij viti dhe pritet që të finalizohen brenda dy vitesh. Projekti parashikon të gjitha ndërhyrjet e nevojshme për ta bërë aeroportin e Kukësit një aeroport të standardeve europiane, pjesë e të cilit do të jetë zgjerimi i pistës në krahun verior me rreth 500 metra.​

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME