Categories Lajme

Bllokohet sërish kanali i Suezit

Një anije gjigante e ngarkuar me kontejnerë ka ngecur për një periudhë të shkurtër kohë në Kanalin e Suezit. Për pasojë, autoritetet u detyruan që ta pezullonin trafikun në kanali për një kohë të shkurtër, derisa anija të mund të lëvizte.

Ky bllokim i Suezit vjen thuajse gjashtë muaj pasi trafiku në këtë kanal ndaloi për gjashtë ditë kur nje tjetër anije me kontejnerë me emrin “Ever Given,” mbeti e bllokuar duke pezulluar kalimet në rrugën ujore jetike që lidh Detin e Kuq me Mesdheun.

Bllokimi në mars i kushtoi Kanalit të Suezit miliona dollarë në të ardhura të humbura dhe ndërpreu tregtinë globale. Ai gjithashtu ringjalli debatin e gjatë nëse duhen gjetur rrugë alternative mes Evropës në njërën anë dhe Lindjes së Mesme dhe Azisë në anën tjetër.

Anija e regjistruar në Panama, e lidhur me Sudanin, e përfshirë në incidentin e së enjtes, po udhëtonte nga qyteti bregdetar Port Said në Mesdhe drejt Suezit në skajin verior të Detit të Kuq kur ngeci. Incidenti ndodhi në shtrirjen e kanalit midis qytetit të Ismailia dhe Suezit. U deshën 15 minuta që anijet tërheqëse të dërgoheshin me shpejtësi për ta zhvendosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME