Categories Lajme

Rindërtimi në Laç/ Rama: Ky është bërë qytet i ri, por duhet dhe mendësi e re

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar rindërtimin në Laç, kryesisht zonën e pallateve të reja. Kryebashkiakja e Laçit, Majlinda Cara e ka informuar se po lidhet kontrata për të përmbyllur 209 pallate në gjithë Kurbinin për dëmtimet DS1 e DS3, ndërsa brenda shtatorit lidhen kontratat për 36 pallate me dëme DS4.

”Krahas lagjes së re, po mbaron faza e parë e riparimeve të vendbanimeve të përbashkëta. Jemi në lidhjen e ontratës për të përmbyllur 209 pallate në gjithë Kurbinin për dëmtimet Ds1 e Ds3. Brenda shtatorit lidhim kontratat për 36 pallate me dëme Ds4. është mbyllur gjithë projekti. Menjëherë më pas fillojmë punën për 36 pallate. Paralelisht kemi fillura dhe shtëpitë private. ”- tha kryebashkiakja.

Rama ndërkohë thekson se Kurbini është bërë qytet komplet i ri, por duhet dhe mendësi e re që qytetarët të kujdesen. Ndërkohë ai ka ngritur në piedestal kryebashkiaken e Laçit, Majlinda Cara duke i thënë se atë që ka bërë ajo për Kurbinin nuk e ka bërë asnjë kryebashkiak tjetër për qytetin e tij.

”Ky është bërë qytet i ri komplet. Por duhet dhe mendësia e re bashkë me qytetin që të kujdesen. Sa ç’ke bërë ti për këtë qytet, s’ka bërë asnjë kryebashkiak tjetër për qytetin e vet. ”- shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME