Categories Lajme

Bllokohet sërish ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Nga nëntë kandidatë…

Bllokohet sërish ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku u bë verifikimi rigoroz dhe i thelluar për kandidatët u është ndaluar kandidimi 6 prej tyre, ndërsa tre të tjerë janë tërhequr. “Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji”,- sqaron KED në njoftimin e saj. Me këtë rezultat plotësimi i vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese për shkak të largimeve nga vettingu mbetet ende pezull.

Kandidatët e tërhequr Klodian Rado Prel Martini Envi Hicka Kandidatët e ndaluar nga KED Besnik Muci Ardita Alsula Shaqir Hasanaj Vjosa Bodo Vasil Bendo
Dedë Kasneci

NJOFTIMI I PLOTE Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 17.07.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, e cila zgjati deri në orët e vona, me këtë rend dite: 1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, të rishpallura nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019

2. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm . Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi: Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes së tyre nga kandidimi, të kandidatëve;

1. Klodian Rado, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019

2. Prel Martini, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019

3. Envi Hicka, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019

Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1. Besnik Muci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019, referuar vendimit të Komisionit të Posacëm të Apelimit.

2. Ardita Alsula, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019

3. Shaqir Hasanaj , për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.

4. Shaqir Hasanaj , për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019;

5. Vjosa Bodo , për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019

6. Vjosa Bodo , për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.

7. Vasil Bendo, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.

8. Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 27.09.2019.

9. Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 21.08.2019

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME