Categories Lajme

Fundjava, mbi 15 mijë kosovarë kalojnë kufirin në Morinë

Te panumërta ishin mjetet dhe qytetarët e Kosovës që kaluan kufirin për në Shqipëri. Pika kufitare e Morinit u ngarkua qe në orët e para të mëngjesit. Edhe pse një mot me reshje shiu, qytetarët e Kosovës nuk janë ndalur as këtë fundjavë për të pushuar në bregdetin shqiptar. Pavarësisht pandemisë, mëngjesi i sotëm shënoi një tjetër rekord me qytetarë e mjete që hynë në Shqipëri përmes Morinit. Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare Shëngjin, Velipojë e Durrësi, por tashmë harta e pushimeve për Kosovarët është zgjeruar deri në tre ishujt e Ksamilit në jug…

“Po iki në Shqipëri për pushime, në Shëngjin. Do zbatojmë masat për COVID-in dhe kam marë maskat,”-shprehet një qytetarë i Kosovës. “Jam nisur për në Shqipëri për të kalur një pushim një javor. Kam marë maskat dhe dezinfektues,”-deklaron një tjetër pushues.

“Po udhëtoj nga Peja dhe po shkoj për të pushuar e për të harruar pandeminë. Po iki për t’u relaksuar pasi më pëlqen bregdeti shqiptar,”-thotë një tjetër pushes.“Jam nisur për në Shëngjin. Do rrimë për fundjavë dhe më pas do kthehemi në Kosovë. Unë se besoj koronavirusin,”-deklaron një tjetër. Vetëm në dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë. Policia kufitare, e cila punoi me kapacitet të plotë të sporteleve, vijoi procedurën e përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të lartë të automjeteve./ Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME