Categories Lajme

Bllokuan rrugën te Unaza e Re, lirohen nga qelia tre protestues të ‘Astirit’, Balliu të mërkurën para gjykatës

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për tre banorë të ‘Astirit’ të arrestuar në datë 11 Tetor për bllokimin e rrugës. Eduard Ferhati, Tomor Gjata dhe Ruzhdi Daci janë liruar nga qelia duke vijuar betejën me drejtësinë në masën detyrim paraqitje. Prokurori Bledar Maksuti kërkoi që banorët të qëndronin në burg, pasi ishin edhe me precedent të mëparshëm penal për të njëjtën ngjarje, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Por gjyqtarja Rexhina Memlika pranoi kërkesën e avokatit Jordan Daci për ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tyre nga qelia. Pas përfundimit të seancës, avokati në një komunikim me mediat u shpreh se vendimi për ndryshimin e masës ishte i drejtë, pasi mungonin provat për t’i mbajtur në burg banorët. “Ishte një vendim i drejtë, pasi mungojnë provat.

Ka nevojë për një hetim për vetë hetimin për të shkuar në këtë situatë. Por kush ishin provat? Bëhej fjalë për video të transmetuara, që as vetë prokurori nuk e dinte. Materialet nuk plotësonin kriteret që të cilësoheshin prova” tha ai. Ndërkohë që nëntë protestuesit e arrestuar mbrëmë dhe ish-deputeti Klevis Balliu do të dalin para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë ditën e mërkurë.

Ish-deputeti dhe 9 protestuesit u arrestuan mbrëmjen e djeshme, pasi bllokuan rrugën në të dyja drejtimet si dhe nuk iu bindën thirrjeve të Policisë. Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg deri në tre vjet burg, por një gjë e tillë nuk i pengoi banorët të cilët të udhëhequr nga Basha ndaluan qarkullimin e makinave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME