Drejtori financiar i BMW-së gjermane Nicholas Peter dëshiron të shkurtojë midis 5.000 dhe 6.000 vende pune deri në vitin 2022, kryesisht në selinë e kompanisë në Munih.
Revista gjermane Manager shkruan se Ilka Horstmejer është e preferuara për postin e shefit të departamentit të burimeve njerëzore të BMW. Kompania, e cila nuk pranoi të komentojë pretendimet e fundit, aktualisht po kalon një proces të riorganizimit të menaxhimit të lartë, transmeton Reuters.
Oliver Zipse zëvendësoi Harald Kruger si kryeshef në gusht, duke lënë postin e shefit të prodhimit. BMW njoftoi dje se Milagros Kainja Kareiro-Andre, anëtar i Bordit të Drejtorëve përgjegjës për burimet njerëzore, nuk do të kërkojë një mandat të ri.