Categories Politike

Boçi: U rikthehemi protestave nëse maxhoranca nuk pranon propozimet tona

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në Ora News tha gjatë mbrëmjes së djeshme e vetmja zgjidhje për tejkalimin e krizës politike janë zgjedhjet e lira.

Boçi tha më tej se plani 5-pikësh i opozitës është në funksion të zgjidhjes.

‘Një krizë politike në një demokraci  funksionale zgjidhet përmes zgjedhjeve të reja politike. Zgjedhjet politike nuk kushtëzohen nga data fikse si kërkon ta interpetojë Rama, vite fikse apo kohëzgjatje fikse, por varen nga respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe nga grisja e kontratës me qytetarët, matet nga suksesi dhe dështimi i një qeverisje. Meqenëse qeverisja ka dështuar në të gjitha planet e saj, kjo do të thotë që patjetër kërkohet një zgjidhje politike.Zgjedhjet nuk janë blasfemi as mallkimi i demokracisë por janë bekim i demokracisë. Zgjedhjet janë çelësi i artë i zgjidhjes së krizave të vazhdueshme.Platforma e PD këtë synon.’

Boçi tha më tej se nëse mazhoranca refuzon këtë platformë, opozita ka gati dhe planin B.

‘Opozita nuk synon vetëm një rrugëdalje. Ne nuk e kemi dorëzuar protestën si opsion, mbetet aty. Dhe në rast se mazhoranca nuk reflekton dëshirën e qytetarëve, nuk ka vullnet për zgjidhjen e krizës, nuk respekton kushtet e faktorit ndërkombëtar atëherë dhe mënyra e reagimit të opozitës do të njohë përshkallëzime.’

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME