Categories Lajme

“Boll, boll, boll” Gjuzi i ngre tabelën Ramës, kryeministri: Royalistët të lënë të flasësh

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar seanca plenare e radhës, ku në qendër të saj qëndrojnë diskutimet mbi projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se ky buxhet shkon për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti, të cilët do të arrijnë të kenë shumë shpejt një banesë më të re se ajo që kanë pasur.

“Buxheti që kalon sot është kuptimplot. Është buxheti i një force politike që nuk i ka bërë bisht krizës, me dy goditje të njëpasnjëshme. Nga tërmeti dhe nga pandemia që ka tronditur gjithë planetin. Kemi këmbëngulur se janë dy kriza që ne duhet të dalim më të fortë, duhet të dalin më të fortë familjet që humbën shtëpitë, prindërit që humbën shkollat, mësuesit, komunitetet ku kjo goditje ishte më e madhe. Duhet të dali më i fortë Durrësi, Laçi Lezha, Tirana…”, tha Rama.

Por fjala e kryeministrit Rama mbi elozhet ndaj vetes dhe qeverisë së tij u ndërpre në mes nga deputeti opozitar Kujtim Gjuzi, i cili nën thirrjet “boll, boll, boll” i ngriti kryeministrit një tabelë në të cilën shkruhej vlera e borxhit  të 2013-ës dhe vlera e borxhit sot, duke demostruar në këtë mënyrë rritjen e madhe që borxhi publik ka pasur në qeverisjen 7-vjeçare socialiste. Rama iu përgjigj me batuta reagimit të Gjuzit duke i thënë me ironi se: “Royalistët të lënë zakonisht të flasësh kurse ti jo”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME