Categories Lajme

Qeli vetëm për të moshuarit, qeveria nis ndërtimin e godinës, sa persona pritet që të transferohen

Qeveria ka nisur ndërtimin e një burgu vetëm për të moshuarit në Pogradec, ku do të qendrojnë të dënuarit mbi 60 vjeç. Në këtë burg, sapo të ndërtohet pritet që të vendosen rreth 110 të dënuar. PROJEKTI Një projekt që duhet veçuar, është projekti për rikonstruksionin e godinave në Pojskë, Pogradec për të dënuarit e moshës së tretë, projekt i cili ka filluar në vitin 2020 me një fond prej 58 miljon lekë e planifikuar per tu realizuar per dy vite2020-2021 me vlere te plote të projektit gjithsej 200 miljon lekë, investim i planifikuar nga buxheti i shtetit.

Qëllimi i këtij rikonstruksioni është përshtatja e infrastrukturës ekzistuese sipas standardeve të ofrimit të shërbimeve të përshtatshme për kategorinë të moshuarve në sistemit të burgjeve. Qendra është vlerësuar si burg i sigurisë së ulët, në të cilën parashikohen të vendosen rreth 110 të dënuar të moshës së tretë ose dënime të lehta të cilët vuajnë dënimet nëpër IEVP të ndryshme si dhe 90 stafi mjekësor, administrativ dhe policor.

Sistemi i burgjeve ka një rol të rëndësishëm në maksimizimin dhe promovimin e zhvillimit social të kategorive vulnerabël përmes ofrimit të një qasje proaktive që synon vlerësimin e risqeve për marzhinalizim e grupeve me nevoja specifike dhe planifikimin e masave për minimizimin e tyre. Ky sistem duhet të sigurojë integrimin e shërbimeve për këto grupe vulnerabël, mbështetur në parimin e përshtatjes se arsyeshme, sipas nevojave për çdo kategori.

Të moshuarit, si pjesë e grupeve vulnerabël në sistemin e burgjeve mund të jenë të tillë për shkak të varësisë nga personat e tjerë, nevojës për asistencë/kujdestari për kujdesin personal, aftësive të kufizuara sociale, si dhe për të raportuar vështirësitë ndjesore, izolimin social etj. Të moshuarit gjithashtu, kanë mundesi të kufizuara për mbështetje nga familja apo komuniteti jashte burgut, prandaj sistemi i burgjeve duhet t’u ofrojë mundësi konkrete kësaj kategorie për përfshirje sociale dhe komunitare, duke kufizuar vetëizolimin, mungesën e shpresës për të ardhmen etj.

Në sistemin e burgjeve grup-mosha ndërmjet 60 vjeç deri në 70 vjeç përbën rreth 3% të popullatës së burgjeve dhe grup-mosha ndërmjet 70 vjeç dhe 80 vjeç përbën rreth 0.5% të kësaj popullate.
Mundësitë e kufizuara social-ekonomike dhe punësimi përbëjnë një tjetër problematikë në aspektin social. Mosha duhet të konsiderohet si një stad i paevitueshëm i jetës dhe si i tillë kërkon përmbushjen e nevojave të veçanta shëndetësore, sociale dhe materiale, edhe në sistemin e burgjeve, në mënyrë që personat e kësaj grup-moshe të jetojnë një jetë aktive, të shëndetshme dhe të pavarur për sa më gjatë të jetë e mundur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME