Categories Lajme

“Bomba, mina e tritol”, arrestohet në Zvicër shqiptari i shumëkërkuar, detaje

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë zvicerane pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Menjëherë pas arrestimit ai është ekstraduar në drejtim  të vendit tonë ku do të vuajë dhe dënimin.

43 vjeçari nga Durrësi ishte në kërkim prej shumë kohësh, pasi gjykatat shqiptare e kanë dënuar me 6 vite burg, për “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”.

Njoftimi i policisë: Interpol Tirana. Një tjetër person i kërkuar ka rënë në pranga, falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët.

Kapet në Zvicër dhe ekstradohet në Shqipëri 43-vjeçari i dënuar me 6 vite burg.

Nga specialistët e ZQK Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Glerian Hyseni, 43 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë.

PËRSHKRIM i PËRMBLEDHUR i NGJARJES:

Shtetasi Glerian Hyseni, në bashkëpunim me shtetasit Sh. Gj., A. M. dhe H. H., kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME