Categories Sport

“Bombë” nga Spanja! Juventusi do ta largojë prej problemeve financiare, Ronaldo i ofrohet Barçës

Juventusi, ashtu si shumica e klubeve të mëdha europiane kanë pësuar humbje të mëdha financiare prej pandemisë dhe duan të ulin sa më shumë harxhimet gjatë kësaj kohe. Kristiano Ronaldo është një ndihmë e madhe në fushë, por një “barrë” e madhe financiare për shkak të 30 milionë eurove neto që merr te Juventusi.

Nga Spanja, gazetari Giliem Balage raporton se Juventusi ka udhëzuar agjentin e portugezit, Horge Mendesh të kërkojë për një blerës për Ronaldon dhe ai ka nisur punën. Balage raporton se Mendesh e ka propozuar Ronaldon në një sërë klubesh brenda dhe jashtë europës, mes tyre edhe Barcelonën. Një ide “e frikshme” kjo, me katalanasit, që kanë mundësi të bëjnë bashkë Mesin dhe Ronaldon në të njëjtin ekip. “Arsyeja pse Cristiano Ronaldo është lidhur me PSG nuk është sepse ata po mendojnë për të, po për shkak se Jorge Mendes i ka marrë instruksionet për t’i gjetur një ekip sulmuesit. E kemi parë këto gjashtë muajt e fundit dhe ka qenë i lidhur me Real madrid.

Ata thanë që nuk ka shans, nuk kthehet mbrapsht. Ka pasur bisedime edhe me klube të MLS, pasi Juventusi kërkon ta heqë qafe atë pagë. Ai është ofruar kudo, përfshirë edhe Barcelonën. Nuk jam i sigurt nëse do ia dalin ta largojnë, për shkak të pagës së lartë që ai përfiton. Ku do i paguajë shuma të tillë?”- shprehet Balage.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME