Categories Lajme

Bonus për shtresat në nevojë, ministri i Financave tregon se kur do të shpërndahet

Pas pensionistëve që marrin bonus 5000 lekë këtë fundvit, qeveria do të miratojë shpërblim edhe për shtresat në nevojë. Lajmin e bën të ditur, Ministri i Financave Ervin Mete, i cili e lidh këtë paketë me rritjen e të ardhurave dhe menaxhimin e buxhetit.

“Kemi indeksuar pensionet dhe sapo kemi dhënë bonusin e dytë brenda këtij viti për pensionistët. Jemi në diskutim për një tjetër paketë mbështetjeje për shtresat vunerabël brenda këtij viti. Kemi detyrimin që këtë moment të mirë zhvillimi dhe rritjeje ekonomike ta përkthejmë në mbështetje për këto shtresa në nevojë,” – tha ministri.

Mete shtoi se qeveria po diskuton me Bankën Botërore edhe mundësitë për riparë skemën e pensioneve, e cila do të mundësojë rritjen e të ardhurave për pensionet e ulëta. Për ministrin e Financave, ekonomia shqiptare ndodhet sot në një moment të mirë dhe vendi po hyn në një fazë të re zhvillimi, ndërsa qëllimi është që kjo rritje ekonomike të përkthehet në mirëqenie të shtuar për qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME