Categories Lajme

BOOM – Drama e vajzës 8-vjeçare të sëmurë që jeton në ambientet e qendrës shëndetësore

Emisioi BOOM trajtoi këtë të premte rastin e familjes Dedei, e cila ka një vajzë të sëmurë. Liri Dedei banon në fshatin Fhiballija të Rrogozhinës, iu drejtua redaksisë së BOOM për ndihmë. Ajo u bë nënë për herë te parë në vitin 2013. Alfrida ishte vajza që i erdhi në jetë, e cila deri në moshën 6-muajshe ishte normale.  Papritur në moshën 6-muajshe vajza kalon një temperaturë të lartë dhe që pas asaj dite çdo gjë  në jetën e familjes Dedei ka ndryshuar.

Mamaja: Vajza sëmuret shpesh. Vajza mu sëmur në moshën 6-muajshe. kishte temperaturë. Ajo tani është 8-vjeç dhe nuk lëviz. Rri vetëm shtrirë, është deformuar nga shtylla kurrizore. Ia kam ndërprerë fizioterapinë se nuk kam para. Merr ilaçe dy herë në ditë. Dëshira ime më e madhe ëshë që vajza të bëhet mirë, si gjithë fëmijët e tjerë. Familja Dedei nuk ka as mundësi për t’i kryer shërbimet e duhura vajzës sepse ato nuk kanë shtëpi, por jetojnë në qendrën shëndetësore të fshatit, tashmë prej 6 vitesh.

Babai: Jetojmë në qendrën shëndetësore sepse shtëpia që kishim është prishur. Unë kam 4 vite që nuk shkoj jashtë shtetit për të punuar se nuk e lë dot vetëm gruan dhe vajzën. I bej thirrje të gjithë mjekëve të spitaleve shtetëror dhe privat që të më mundësojnë një vizitë të specializuar për vajzën dhe të më thonë nëse mund të shërohet ose jo. Te kjo qendër shëndetësore boshatiset një herë në dy vite se bëhen zgjedhje. Unë kërkoj që ta vizitoj jashtë shtetit që ta flet mendjen nëse shërohet apo jo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME