Categories Sport

E dëmtoi rëndë portieri i tij, Mavraj disa minuta pa ndjenja

Frikë për shëndetin e ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, pjesë e Greuther Furth në Bundesligën e dytë gjermane. 34-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e javës së dytë ndaj Aue në transfertë në minutën e 17 të këtij takimi, që u mbyll 1-1. Gjatë një aksioni në zonën e Furthit, portieri Burchert, shok skuadre me shqiptarin, doli nga zona e tij për të larguar topin, por nuk mundi ta shmangte kontaktin me Mavrajn të cilin e goditi fort me trup (legen).

Mbrojtësi më numër 5 u rrëzua pa ndjenja në tokë, duke shkaktuar panik te futbollistët e tjerë. U desh ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor (e kthyen në anë për disa minuta që të mund të merrte frymë), që Mavraj të përmendej. Gjithsesi, ai u dërgua në spital për kontrolle më të thelluara për të shmangur çdo komplikacion të mundshëm. Në momentin e dëmtimit të Mavrajt, Greuther Furthi udhëhiqte 0-1, por vetëm 2 minuta pas kryerjes së zëvendësimit vendësit barazuan 1-1, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund.

https://streamable.com/f0ci6s

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME