Categories Lajme

“Boom” vëzhgim në supermarketet e Tiranës/ Ja si injorohen masat

Teksa rastet e reja të infektimeve shtohen çdo ditë dhe çdo 24 orë nuk mungojnë as viktimat, qytetarët i injorojnë masat anti-Covid. Kjo ishte tema e mbrëmjes në emisionin “Boom” në RTV Ora. Edhe pse që prej muajit korrik është në fuqi një urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë që detyron përdorimin e maskës në ambjente të mbyllura, sërish ka qytetarë që nuk e respektojnë.

Kamera e “BOOM” bëri një vëzhgim në disa prej supermarketeve të kryeqytetit për të parë sa respektohet mbajtja e maskave nga vetë stafi dhe rezultati është i ngjashëm me pjesën kryesore të vendit: injorim i urdhërit. Në korrik Ministria e Shendetësisë dhe Mirëqënies Sociale nxorri urdhërin Nr-425 , ku miratohej udhëzimi I ISHP “Mbi përdorimin e barrierave mbrojtëse, maskave në ambiente të mbyllura publike dhe tregëtare”.

Me ambient të mbyllur nënkuptohet: Një ambient qe ka tavan ose çati, dyer, dritare, ose rrugëkalime që mund të jenë të hapura ose të mbyllura dhe është i kufizuar plotësisht me mure dhe çdo lloj materiali tjetër të përhershëm ose të përkohehsëm. Ambiente të mbyllura jo publike dhe tregetare ku është e detyrueshme mbajtja e barrierës mbrojtëse , maskës përfshijnë :

Të gjitha ambienbtet e mbyllura

-Të gjithë administratën publike dhe jopublke

-Transporti publik

-Zyra , banka, farmaci

-Të gjitha qëndrat tregëtare, dyqanet

-Të gjitha supermarketet, tregjet dhe njësitë e shërbimit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME