Categories Lajme

Vlorë, Pastrohen mbeturinat në lagjen “24 Maj”, bllokonin grykëderdhjen e kanalit të “Naunkës”

Në qytetin e Vlorës ka nisur puna për pastrimin e mbeturinave në lagjen “24 Maj”, të cilat prej vitesh qëndronin të depozituara në këtë zonë dhe bllokonin grykëderdhjen e kanalit të “Naunkës”. Ujësjellës Kanalizime Vlorë bën të ditur se aksioni po kryhet nga bashkia e Vlorës, me mbështetjen edhe të bizneseve të qytetit.

Nënkryetari i bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro dhe drejtori i Infrastrukturës, Jurgen Çollaku, ndoqën sot nga afër aksionin e pastrimit, ndërsa i bënë thirrje qytetarëve të mos hedhin më mbeturina.

Me mbërritjen e shirave pastrimi i mbeturinave është domosdoshmëri, në mënyrë që të mos bllokohet kanali i “Naunkës”. Vitin e kaluar bashkia e Vlorës zhvilloi një aksion për pastrimin e kanalit të “Naunkës”, një nga më kryesorët në qytet, si dhe realizoi ndërtimin e katër urave të cilat ishin dëmtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME