Categories Lajme

Borchardt largohet nga Tirana drejt Vjenës, raporton në qendrën e OSBE

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt mësohet se sapo është larguar nga tryeza ku po diskutohej mbi Reformën Zgjedhore. Sipas burimeve të “Shekulli”-t ai po niset drejt aeroportit, për të udhëtuar drejt Vjenës ku pritet të raportojë në qendrën e OSBE-së. Ambasadori i OSBE u shfaq sot në shoqërinë e disa truprojave, ndërsa po i drejtohej hotelit ku zhvillohej mbledhja me temë “Financimi i partive politike në fushatë zgjedhore”.

Kujtojmë që dje Bernd Borchardt u shpall “non grata” nga presidenti i vendit Ilir Meta. Borchardt nuk dha asnjë koment lidhur me këtë vendim duke u kërkuar gazetarëve që ta lënë të qetë. Presidenti Meta e argumentoi vendimin e tij me faktin që Borchardt vuri në diskutim dekretin e tij për anulimin e zgjedhjes, dhe për gjestin e pahijshëm ku u tregoi gishtin e mesit disa protestuesve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME