Categories Lajme

“Bordi” ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me një lek benzinën

Bordi i Transparencës ka vendosur sot uljen e çmimit të naftës.

Sipas vendimit, çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës do të jetë 216 lekë nga 220 lekë që ishte më parë. Ky është vendimi i dytë për ulje, ndërsa pak ditë më parë Bordi kishte vendosur uljen vetëm me 1 lekë për litër.

Ndërsa benzina është shtrenjtuar me një lek, nga 199 lekë në 200 lekë për litër, ndërsa në vendimin e mëparshëm ishte ulur me 8 lekë për litër.

Gazi ka mbetur në 80 lekë për litër.

Rënia reflekton uljen e çmimit në naftës në bursa ndërkombëtare, ndonëse me ritme më të ulëta sesa ka rënë në tregjet e jashtme. Operatorët kanë shpjeguar se kjo lidhet me rritjen e kostove të tjera të transportit, pasi furnitorët kryesore europianë nuk po e marrin më naftën nga Rusia, por nga shtete të tjera më të largëta.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursa, treguesi Brent, ka rënë së fundmi në rreth 96 dollarë për fuçi, duke arritur në nivelet e para sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pas të cilit, Brent arriti deri në 130 dollarë për fuçi.

Ndërsa treguesi Platts, që është referenca për blerjen e naftës së përpunuar nga tregtuesit shqiptarë ka rënë në rreth 940 dollarë për ton.

Ndërsa treguesi Platts në bursa është ulur nga rreth 1300 dollarë që kulmoi në mars në rreth 940 dollarë aktualisht, çmimet në tregun vendas janë ulur nga rreth 260 lekë për litër në mars, që ishte niveli më i lartë historic, në rreth 216 lekë sot.

Vendimi:

Të miratojë çmimet tavan/maksimal të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, për Benzinë të standardit SSHEN 2282018, Gazoil të standardit SSHEN 5902018 dhe gazin e lëngshëm të naftës (Propan/Butan). Çmimet e miratuara nga Bordi, të cilat reflektojnë çmimet e nënprodukteve në Bursë, të publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, detyrimet doganore/tatimore që aplikohen, si dhe marzhe bruto maksimale të tregtimit, (përfshijnë edhe TVSH-në) janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund ti tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë ti tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord.

a. Çmimet tavan( max), për shitjen me shumicë të produkteve

• 204 Lekë/litri për gazoilin;

• 188 Lekë/litri për benzinën;

• 68 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

b. Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve

• 216 Lekë/litri për gazoilin;

• 200 Lekë/litri për benzinën;

• 80 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME