Categories Lajme

Borsh, Himarë\ Vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra me dhjetëra fishekë

Borsh, Himarë/Intensifikim kontrollesh në zonat bregdetare të qarkut, për ndalimin e shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme dhe që mund të cenojnë rendin dhe sigurinë publike, gjatë sezonit turistik. Lëvizte në zonë bregdetare, me pistoletë me vete, të cilën e mbante në tejkalim të autorizimit, vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra me dhjetëra fishekë në to.

Në vijim të kontrolleve intensive në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, nga grupe të përbashkëta të Komisariatit të Policisë Himarë, DVP Vlorë dhe FNSH-së, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të qetë dhe të sigurtë, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që mund të shkaktojnë problematika, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Honda”, në të cilin udhëtonte shtetasi B. L.

Gjatë kontrolleve, në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë të llojit “Sig Sauer” dhe 2 krehra me rreth 30 fishekë në to, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi B. L. e mbante armën në automjet, në tejkalim të autorizimit që kishte për mbajtjen e saj vetëm në banesë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. #angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkrimit #nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve #denonconë112

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME