Categories Lajme

Borxhi mes dy biznesmenëve lë në mes të rrugës 100 qytetarë, kanë paguar 60 mijë euro për banesat dhe janë pa shtëpi

Dhjetra qytetarë kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm në rrugen “Ndre Mjeda” në Tiranë, për shkak të mospërfundimit në kohë të punimeve në një pallat, për të cilin kanë dhënë paradhënie një pjesë të parave.

Gazetari i Fax News Fatjon Gjinaj raporton se kompania në fjalë është Star construction, ndërkohë që punimet e pallatit duhet të kishin përfunduar në vitin 2019. Çështja e këtij konflikti që ka nisur mes investitorit dhe ndërtuesit të pallatit ndodhet tashmë në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ndërkohë që Bashkia e Tiranës nuk u jep leje banorëve që të kryejnë ndërhyrje në pallat.

Janë dy biznesmenë që janë të përfshirë në ndërtimin e pallatit, ndërkohë që banorët thonë se janë të detyruar që të qendrojnë me qera, në një kohë që kanë dhënë para për blerjen e banesave në këtë pallat në ndërtim. Biznesmenët që janë të përfshirë në konflikt janë Sino Llanaj dhe Albertt Allmuca.

Njëri prej personave që është transportuar drejt spitalit është biznesmeni Sino Llanaj, ndërsa konfliktin e ka pasur me biznesmenin tjetër që ka bërë një pjesë tjetër të ndërtimeve në këtë pallat. Ai ka mbetur i lënduar si pasojë e përlasjes me punonjësit e sigurisë të kompanisë që ruan pallatin, që i përkasin firmës së Allmucës.

Në këtë pallat që ka dy investitorë, një pjesë e banorëve kanë hyrë në shtëpitë e tyre, dhe pjesa tjetër ndodhet ende në mëshirë të fatit.

Kompania ka marrë leje për shtyrjen e punimeve deri në vitin 2022. “Ne kërkojmë që të bëjmë vetë pjesën që ka mbetur në banesat tona. Kemi marrë borxhe, dhe i kemi blerë ato shtëpi, nga 80 mijë euro, kemi paguar 60 mijë dhe ato e kemi marrë borxh”, shprehet një tjetër prej qytetarëve. “Berti i ka futur në godinë të gjithë banorët e vetë, ne rrimë ende këtu në rrugë”, thonë banorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME