Categories Lajme

‘Boshatiset’ Italia, i gjithë shteti në izolim total për të ulur shifrat e infektimeve

Qeveria italiane ka vendosur masa të rrepta për të ndalur përhapjen e koronavirusit gjatë festave të fundvitit. Nga 24 dhjetori deri më 6 janar, i gjithë vendi do të përcaktohet 10 ditë si zonë e kuqe dhe 4 të tjera si zonë portokalli. Për të dalë nga shtëpitë, qytetarëve në Itali do t’u nevojitet një autorizim, ndërsa forcat e rendit kanë shtuar kontrollet në rrugë.

Qarkullimi mes rajoneve është i ndaluar, përveç për arsye pune, shëndetësore apo nevoja të tjera të domosdoshme. Lehtësim i vogël në ditën e ndërrimit të viteve dhe më pas, ku lejohet një zhvendosje e vetme, për të vizituar miqtë apo prindërit.

Blerjet e shfrenuara për Krishtlindje mungonin këtë vit, por të mërkurën, qytetarët pushtuan dyqanet për të blerë dhuratat e minutës së fundit përpara izolimit. Rrobat dhe bizhuteritë ishin mes dhuratave të zakonshme edhe në këtë kohë pandemia, por dhurata më e kërkuar e italianëve është një shëndet I mirë dhe sigurisht, një vaksinë.

“Izolimi dhe kufizimi i vizitave tek të dashurit tanë është një problem edhe për ne të rinjtë. Nuk duhemi harruar ne të rinjtë, por izolimi është i mirëpritur dhe duhet të shkojmë përpara, me shpresën që të kemi një vit të ri më normal e të qëndrueshëm” u shpreh Leonardo Dalusi, banor i Romës.

“Si çdo kush, uroj për një kthim të jetës normale. Shpresoj që kjo vaksinë të na drejtojë ne te normaliteti dhe të na bëjë njerëz më të mirë. Duket si një koncept që e marrim si të mirëqenë, por kjo situatë ndoshta do të na bëjë të kuptojmë se kush ka rëndësi në të vërtetë për ne”, thekson Angela Rossi, një tjetër banore.

Italia do të nisë vaksinimet për Covid-19, më 27 dhjetor, pasi rregullatori Europian e më pas ai shtetëror aprovuan përdorimin e dozave të zhvilluara nga Pfizer dhe Biontech. Qeveria e Romës synon që të arrijë imunitetin e tufës me anë të vaksinës deri në fundin e verës së vitit të ardhshëm

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME