Categories Lajme

Bota e krimit dhe sfidat që e presin kryeprokurorin e ri/ Artan Hoxha: Njohim vetëm viktimat, por s’dimë autorët

Në Studion e “Abc News” gazetari Artan Hoxha ndau disa arsye se përse sipas tij asnjë nga kandidatët që ishin për t’u zgjedhur Prokuror nuk ishte i duhuri. Ai thotë se Prokuroi i Përgjithshëm sot ndihet i kërcënuar dhe kërkon mbrojtje, “asnjë nga tre kandidatët nuk është i duhuri për tu zgjedhur Prokuror”, shprehet ai.

“Pres nga Prokurori i ri të tregojë se është një lider dhe është i aftë të kthejë besimin e qytetarë te organi i akuzës. Sfida e tij më e madhe sot është trupa e Prokurorisë sepse sot ato u ngjajnë emergjencave civile. Prokurori i zgjedhur duhet të motivojë këtë trupë prokurorësh që ka në dispozicion. Duhet t’ju a bëjë të qartë që ky vend nuk ka mënyrë tjetër shpëtimi”, u shpreh gazetari Hoxha.

Më tej ai shton se Prokurorët që nuk kanë kaluar Vettingun janë  një nga arsyet që kanë sjellë dështimin  e shumë çështjeve.

Hoxha u ndal te bota e krimit duke theksuar se shumë shqiptarë janë arrestuar sepse bëjnë transport ilegal të klandestinëve që vijnë nga zona e luftës për ti çuar në Europë.

Gazetari Hoxha ndër të tjera tha se Prokurori i ri ka një sfidë për shkak se ka shumë çështje të pazgjidhura, ai përmend ngjarjet kriminale të pazbardhura në Shkodër, vitet e fundit,  16 të zhdukur në Vlorë dhe bandat nuk janë goditur, tha Hoxha.

Gjithashtu gazetari përmendi dhe bandat në Elbasan dhe vrasjen e Prokurorit në Durrës. Ne njohim vetëm kufomat por nuk dimë se kush janë autorët tha Hoxha dhe mbetet të jetë sfida e Prokurorit Çela.

Ditën e sotme, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi Olsian Çelën si kryeprokrurin e ri të vendit. Çela, i njohur gjithashtu si prokurori i dosjeve të nxehta, ka marrë 101 vota pro, ndërsa dy kandidatet e tjera kanë marrë së bashku 19 vota në favor të tyre. Të parët që reaguan për zgjidhjen e tij ishin ndërkombëtarët. Ata theksuan se prioritet është Reforma në Drejtësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME