Categories Lajme

Tërmeti i mori gruan, vajzën dhe mbesën, oficeri flet mes lotësh: Më tha e kam vajzën në gjoks

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 la 51 viktima, ku mes tyre ishin edhe familja e oficerit Ajet Meçja. Ai humbi gruan, vajzën e tij të vetme Dienën dhe mbesën e vogël, Esielën, duke e lënë të vetëm dhe duke vuajtur dhimbjen e madhe.Gazetarja Klodiana Lala ka shkruar se ka takuar Ajetin përpara pallatit 6 katësh te Kryqi i Kuq në Durrës, ku ai jetonte së bashku me gruan e ndjerë.

Me lot në sy, ai rrëfen tmerrin dhe fjalët e fundit me vajzën e tij pak para se të vdiste.

Në shkrimin e ‘BalkanWeb’ thuhet se: Prej andej ai mundi të dalë i gjallë, por fati i keq deshi që nën rrënoja të mbeteshin tri femrat më të shtrenjta të jetës së tij. “Përse nuk mbeta dhe unë brenda”? – thotë ai. Në bisedë Ajeti rrëfen, se Diena pasi ndjeu lëkundjet e para të tërmetit, diku rreth orës 22.30 e telefonoi dhe i tha se do të shkonte të flinte tek prindërit. “Diena më mori dhe tha po vij te ju, sepse ndihem më e sigurt”, tregon Ajeti. Erdhi pranë tyre, e aty për fat të keq, mbylli sytë përjetë. Ai thotë se e bija, që pas vdekjes së bashkëshortit, Dorit vuante shumë, por kohët e fundit sikur po e merrte veten. “Dori ishte një njeri i jashtëzakonshëm. Piktor I talentuar. Një djalë që e plotësonte Dienen. Ishte dramë e madhe vdekja e tij për ne. Vajza e vuajti shumë humbjen e tij, por kishte nisur pak e nga pak ta merrte veten. Ne ishim gjithmonë pranë saj”.

Mes lotësh Ajeti tha: Diena më foli. Më kërkoi ndihmë. E pyeta po vajza si është: më tha e kam në gjoks. Por mamin nuk e shoh, më tha.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME