Categories Lajme

Bota ‘gjithë sy e veshë’ nga Moska/ Vladimir Putin nis fjalimin në paradën e Ditës së Fitores, njofton urdhrin e ri që ka firmosur

Në Rusi kremtohet sot Dita e Fitores, 9 Maji dhe e gjithë bota është me sytë nga Moska për rëndësinë që ka kjo ditë në lidhje me pushtimin që ka nisur Vladimir Putin në Ukrainë. Analistë të shumtë kanë thënë që Perëndimi është “gjithë sy e veshë” për të dëgjuar “planet” e Putinin në fjalimin e tij këtë të hënë.

Në nisje të fjalimit të tij në paradën e Ditës së Fitores në Moskë, Putin ka uruar forcat ushtarake ruse për fitoren e Luftës së Dytë Botërore 77 vjet më parë, dhe menjëherë iu referua Ukrainës, duke thënë:

“Është e njëjta gjë tani. Ju po luftoni për njerëzit tanë në Donbas, për sigurinë e atdheut tonë. Dita e fitores është afër zemrës së secilit prej nesh. Nuk ka familje në Rusi që të mos jetë djegur nga lufta e madhe patriotike. Jemi krenarë për gjeneratën e fitimtarëve”.

“Lavdi forcave tona të armatosura. Për Rusinë! Për fitore!”- tha ai dhe pasoi një përshëndetje me të shtëna armësh dhe muzikë patriotike.

Parada e Ditës së Fitores nisi me një minutë heshtje. Putin ka thënë më pas se humbjet ndaj forcave ushtarake të Rusisë janë “një tragjedi për të gjithë ne”, por “një humbje e pazëvendësueshme për familjet e tyre”.

Ai u uroi shërim të shpejtë ushtarëve dhe oficerëve të plagosur dhe tha se sot ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të ofruar “mbështetje vendimtare” për “fëmijët e bashkëluftëtarëve të rënë”.

Sipas The Guardian, gjatë fjalimit të tij, Putin bëri një deklaratë të fortë kur tha se Rusia “ishte një komb i bashkuar multietnik”:

“Sup më sup, ushtarë dhe oficerë po qëndrojnë këtu nga shumë rajone të atdheut tonë të madh, përfshirë ata që mbërritën këtu direkt nga Donbasi, direkt nga zona e luftës.

Kujtojmë se si armiku i Rusisë u përpoq të përdorte kundër nesh bandat e terrorizmit ndërkombëtar. U përpoqën të mbjellin armiqësi ndërkombëtare dhe fetare për të na thyer, për të na dobësuar nga brenda, por dështuan.

Sot luftëtarët tanë të etnive të ndryshme po luftojnë së bashku në betejë. Ata mbrojnë njëri-tjetrin nga plumbat, copëzat dhe prerjet, vërtet si vëllezër, dhe kjo është forca e Rusisë. Forca e pamposhtur e kombit tonë multietnik”, mësohet të ketë deklaruar Putin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME