Bota

Berlin, Në këtë lokal me Shisha lejohen vetëm…

Një lokal ”shisha” në lagjen Kreuzberg të Berlinit po ndalon të gjithë burrat, pa përjashtim, madje edhe pronari i tij, Muhammed Armih, nuk lejohet në bar gjatë orarit të punës. Në një lagje të Berlinit e njohur për popullsinë e saj të madhe arabe dhe turke dhe rrugët e mbushura me tym, shenja ‘’Lady Hookah’’ synon të krijojë një hapësirë ​​ku gratë mund të ulen dhe të pinë duhan pa u shqetësuar. Pronari thotë se ai ishte i frymëzuar nga tre motrat e tij.

“Ato shpesh u ankuan se burrat i bezdisnin me vështrime kërkuan një vend ku mund të rrinin rehat mes tyre”, thotë Armih. ”Të 60 vendet e barit janë rezervuar plotësisht në fundjavë. Shumë gra e bëjnë rezervimin e tyre një javë më parë”, thotë Bartan Shanay. Ideja e ”Lady Hookah” tërheq jo vetëm për gratë myslimane, të cilët mund të heqin edhe shamitë e kokës. “Gratë e shumë kombësive vijnë tek ne, gjithashtu gjermane dhe britanike,” thotë Armih.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close