Categories Bota

Do kthehet në lidere botërore të prodhimit të vaksinës anti-Covid, plani i Gjermanisë

Gjermania do të zgjerojë masivisht prodhimin e vaksinës. Fabrika BioNTech në Marburg është vetëm fillimi. Brenda vetëm pak muajsh ky vende është kthyer në një nga prodhuesit më të rëndësishëm të vaksinës kundër Coronës.

Prodhimi i vaksinës fillon ndër të tjera me kripëra, yndyrë dhe sheqer – por se si përpunohen këto lëndë në të ashtuquajturit bioreaktorë, nuk ka lidhje aspak me prodhimin tradicional. Në fabrikën e re të BioNTech në Marburg duhet të bëhen 50.000 sekuenca pune deri tek vaksina e gatshme. Këto ditë prodhimet e para kanë dalë nga fabrika për të shkuar në një fabrikë mbushjeje në Puurs, Belgjikë. Në fund dozat e gatshme shpërndahen dhe pas kontrollit të fundit në fund të prillit do të vaksinohen. Me 250 milionë doza për tremujor në Marburg, BioNTech synon të përshpejtojë në të gjithë botën vaksinimin kundër Coronës. Fabrika e re është më e madhja, por nuk është masa e vetme që po merr Gjermania për të rritur prodhimin.

„Gjermania brenda disa muajsh vërtet që është ngritur në një nga vendet absolutisht me peshë për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19 në botë”, thotë Rolf Hömke, zëdhënës i Shoqatës së Studiuesve të Prodhimit të Medikamenteve”, vfa. Por fabrikat gjermane janë megjithatë të varura nga disa procese të punës në fabrika të tjera europiane.

Prodhues të rinj, mbushës të rinj

“Një radhë firmash do të shtohen në muajt e ardhshëm”, thotë Hömke në bisedë me Deutsche Wellen. “Aty do të mblidhen frytet e punës që u bënë në muajt e fundit”, thotë Hömke. Kështu do të vijnë partnerë të tjerë, firma të specializuara për mbushjen e vaksinës së BioNTech. Përveç firmës Baxter, këto hapa të prodhimit do t’i marrë përsipër edhe firma Allergopharma në Reinbek, pranë Hamburgut dhe firma Siegfried në Hameln. “Mbushja e dozave tingëllon triviale, por nuk është aq banale. Sepse nëse vaksina nuk mbushet në doza në mënyrën që duhet e humb efektin”, thotë Hömke.

Deri në fund të qershorit pritet që vaksina e dytë e prodhuar në Gjermani e firmës CureVac në Tybingen të lejohet në BE. Curevac synon të prodhojë 100 milionë doza në Heidelberg. Për këtë kjo firmë ka tërhequr disa partnerë në prodhim, si koncernin gjigand Bayer. Në Vupertal pritet që të fillohet me prodhimin që këtë vit, kurse vitin e ardhshëm Bayer kërkon të prodhojë 160 milionë doza.

Përgatitje disavjeçare

Në prodhimin e vaksinës dhe mbushjen e saj vlejnë krahas kërkesave specifike teknike edhe rregulla jashtëzakonisht të forta të higjienës, që në Gjermani janë edhe më të forta, se në rajonet e tjera të botës. Ngritja e një fabrike të tillë të tërësisht të re nuk arrihet dot në më pak se një vit, vlerëson zëdhënësi i vfa, Hömke. Në fund të fundit, edhe kur është ndërtuar gjithçka, duhet kohë që punonjësit të njohin të gjitha proceset e punës së makinerive, me qëllim që produktet e çmuara të përdoren. ”Duhet temperatura e duhur, përqëndrimi i duhur, mënyra e duhur e përzierjes.”

Por edhe kur një fabrikë e ka këtë teknikë speciale dhe personelin e kualifikuar, duhet edhe diçka tjetër, përbërësit, të ashtuquajturit lipide, pjesëza yndyre me të cilat pjesëzat e mRNA mbërrijnë aty ku duhet në trupin e të vaksinuarit.

“Firmat, sigurisht që vitin e kaluar, kur dihej, se duhet të kalonin nga një prodhim për arsye shkencore tek një prodhim i madh për furnizimin e botës, filluan të bisedonin me furnizuesit”, thotë Rolf Hömke. P.sh. koncerni kimik, Evonik ka rritur tejet prodhimin e lipideve, me të cilat do të furnizojë BioNTech nga gjashtëmujori i dytë i këtij viti.

Vaksinat e reja presin

Një sipërmarrje që u bë e njohur në kuadër të fushatës së vaksinimit në Gjermani është IDT Biologika në Desau. Pas shpërbërjes së RDGJ-së, enti për privatizimet e quajti këtë firmë “si të paaftë për rimëkëmbje”, thotë Marcel Graul nga Zyra Bashkiake për Nxitjen Ekonomike për Deutsche Wellen. Sot IDT është lidere në botë për disa preparate vaksine.

IDT është përfshirë tani edhe në prodhimin e vaksinës së Coronës. Në mes të marsit filluan përgatitjet për prodhimin e vaksinës së lejuar në BE, Johnson & Johnson. Dozat e para priten nga 19 prilli. IDT është në bisedime edhe për prodhimin e vaksinës ruse, Sputnik V, por pa rezultat deri tani. Kurse ne Ilertisen në Bavari, koncerni R-Pharm nga Rusia po ngre një qendër prodhuese, në të cilën do të prodhohet AstraZeneca e dhënë me licencë. Pas lejes në BE, mund të prodhohet aty edhe Sputnik V.

Rezerva për të ardhmen

Për një kohë të gjatë nevojiten të gjitha kapacitetet prodhuese për të luftuar pandeminë e Coronës. Më 31 mars ishin vaksinuar vetëm 4,31% e popullsisë së botës. Ekspertët thonë, se mutacionet mund të kërkojnë vaksina pasuese. Deri në maj, ekipi i posaçëm gjerman për vaksinimin do të paraqesë një koncept për prodhimin e vaksinës nga viti 2022. „Qëllimi është që Gjermania si qendër studimi dhe prodhimi të zgjerohet në një vend prodhues të vaksinave të bazuara në teknologjinë mRNA dhe të sigurohen ato për një plan afatgjatë”, i shkruan Ministria e Ekonomisë Deutsche Welles. Kapacitete të tilla do duhet të ruhen edhe për pandemi të tjera të mundshme në të ardhmen. Sipas Rolf Hömke, në të njëjtën kohë pas pandemisë, lënda mRNA mund të testohet e prodhohet për të luftuar mikrobe të tjerë të rrezikshëm për sëmundje kundër të cilave deri tani nuk ka vaksina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME